Rrëzohet aeroplani stërvitor i ushtrisë pakistaneze, humbin jetën të dy pilotët
Një aeroplan stërvitor i ushtrisë pakistaneze është rrëzuar të hënën në jugperëndim të vendit, duke shkaktuar vdekjen e të dy pilotëve, njoftoi ushtria.
Sipas autoriteteve ushtarake, avioni i tipit PAC MFI-17 Mushshak u rrëzua pranë qytetit Nawan Killi, në provincën e Baloçistanit.
Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë një defekt teknik, ndërsa ushtria nuk dha detaje të tjera për rrethanat e ngjarjes, transmeton Telegrafi.
Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, dhe kryeministri Shehbaz Sharif shprehën ngushëllimet e tyre për familjet e pilotëve të vdekur.
Aksidentet ajrore gjatë misioneve stërvitore janë relativisht të shpeshta në Pakistan. Megjithatë, autoritetet rrallë publikojnë hollësi për shkaqet e rrëzimeve, ndërsa raportet e hetimeve nuk bëhen publike.
Në qershor, një tjetër avion i forcave ajrore pakistaneze u rrëzua gjatë një fluturimi rutinë stërvitor në veriperëndim të vendit, duke u marrë jetën të dy pilotëve. /Telegrafi/
A Pakistan Army Aviation MFI-17 Mushshak training aircraft crashed near Nawakilli in Balochistan Province due to a technical malfunction.Both pilots on board, Major Husnain Shehzad Humayun, an instructor pilot, and Captain Abdul Samad, a student pilot, were killed in the crash. https://t.co/Ppyu63CPYo — OSINTWarfare (@OSINTWarfare) October 12, 2026
