TË FUNDIT

Rrezart Alili triumfon në Plovdiv (Bullgari), boksieri i ri nga Kumanova fiton medaljen e artë

Rrezart Alili triumfon në Plovdiv (Bullgari), boksieri i ri nga Kumanova fiton medaljen e artë

Boksieri kumanovar Rrezart Alili shënoi një sukses të rëndësishëm në turneun ndërkombëtar të boksit në Plovdiv të Bullgarisë, duke u shpallur fitues dhe duke fituar medaljen e artë.

Alili ishte pjesë e ekipit të BK Kumanovo 84, i cili në turne mori pjesë me pesë boksierë. Përveç Rrezart Alilit, medaljen e artë e fitoi edhe Joakim Jovanovski, ndërsa Alishan Rexhepovski, Kristian Tomevski dhe Krenor Rexhepi u stolisën me medalje të argjendta.

Për Alilin, kjo fitore përbën një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij dhe një dëshmi të potencialit që po shfaq në ring. Turneu në Plovdiv i dha boksierëve të rinj të Kumanovës edhe përvojë të çmuar ndërkombëtare.

Me disiplinë, përkushtim dhe rezultate të tilla, Rrezart Alili shihet si një prej boksierëve të rinj me perspektivë nga Kumanova, ndërsa BK Kumanovo 84 vazhdon të ndërtojë gjenerata të reja të këtij sporti.

*(Rrezarti në të majt, ne foto)

Të fundit

Pas humbjes me Finlandën, trajneri Maran merr vendimin

Messi e nis aventurën si pronar në mënyrën më të mirë të mundshme

Real Madridi pas një tjetër ylli të Ligës Premier, marrëveshja mund të kushtojë 70 milionë euro

Alarm te Baseli, Shaqiri dërgohet në spital pas dëmtimit

Shqipëria e pëson humbjen e parë, mposhtet në Finlandë dhe e humbë kreun

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *