Rigjykimi për vrasjen e argjentinases, dëshmitarja: Viktima më kërkoi ujë pasi ra nga dhoma e hotelit
Në seancën e rigjykimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Endrit Nika akuzohet për vrasjen e shtetases argjentinase, të hënën u dëgjua dëshmitarja Erza Limani, e cila deklaroi se kur tani e ndjera kishte rënë nga dritarja e hotelit, i kishte kërkuar ujë.
“E vetmja gjë që kam bisedu është kur ka kërku ujë”, tha Limani- e cila ishte recepsioniste në hotelin ku ka ndodhur rasti, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Gjykata Themelore në Prishtinë më 19 shkurt 2026, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Endrit Nikës, duke e dënuar me 18 vjet burgim. Por, Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe e ktheu rastin në rigjykim.
Tani, rasti gjykohet nga trupi gjykues i përbërë nga Gazmend Bahtiri- kryetar dhe anëtarët Alltën Murseli dhe Gëzim Ademi.
Fillimisht, seanca e së hënës nisi me ndryshim në përbërje të palëve të dëmtuara, duke u futur si i dëmtuar Akundo Urdergaraja- babai i të ndjerës me përfaqësues- avokatin Leutrim Syla.
Gjithashtu, Gjykata njoftoi se tashmë është siguruar përkthyesi i gjuhës gjermane në dialektin ku ka jetuar i akuzuari, pra në Zvicër.
Më pas, u dhanë fjalët hyrëse nga palët në procedurë, ku prokurori rastit Armend Hamiti tha se qëndron pranë fjalës hyrëse të dhënë në shqyrtimin e kaluar gjyqësor.
Gjithashtu, pranë fjalës hyrëse të dhënë në shqyrtimin e kaluar mbeti edhe e dëmtuara Maria Magdalena, me përfaqësuesin e saj- avokatin Betim Shala.
Ndërkaq, avokati Syla tha se në këtë gjykim qëndrojnë në emër të të ndjerës që tashmë nuk është dhe është viktimë dhe se të gjitha çështjet procedurale që i ka specifikuar Apeli, pret të tejkalohen në këtë gjykim, ashtu që Nika të shpallet fajtor dhe të dënohet me dënim më të ashpër.
Ndërkaq mbrojtësi i Nikës, avokati Tomë Gashi tha se gjatë gjykimit do të vërtetohet se objekti ku ka ndodhur rasti nga ku ka rënë e ndjera, nuk ka leje ndërtimore, për çka edhe ka paraqitur kallëzim penal.
Më tej, avokati Gashi tha se një formë e tillë e ndërtimit vetëm hotel nuk është.
Avokati Gashi tha se është shqetësuese se si dhoma e hotelit nga ku ka rënë e ndjera nuk ishte siguruar përmes shiritave të policisë, por vetëm vendi ku kishte rënë ajo.
Sipas avokatit Gashi, e ndjera nuk ka asnjë gjurmë të dhunës që mund t’i ketë ndodh në dhomën 403, nga edhe ku ka rënë.
Lidhur me incizimet që janë dorëzuar në Polici nga pronari dhe menaxheri, avokati tha se nuk janë dorëzuar për analiza në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës.
Ndërkaq, lidhur me fotografitë e realizuara në vendin e ngjarjes nga ana e zyrtarëve policorë e që nuk gjenden në shkresat e lëndës, sipas avokatit Gashi, zyrtarët në fjalë duhej të përfundonin në Inspektoratin Policor të Kosovës.
Më tej, seanca vijoi me dhënien e dëshmisë nga nëna e të ndjerës, Maria Magdalena, e cila tha se qëndron pranë deklarimeve të dhëna në shqyrtimin e kaluar.
Gjithashtu, deklaratën e dha edhe babai i të akuzuarit Nika, Ismajl Nika, i cili deklaroi se i mbështetë deklarimet e dhëna në shqyrtimin e mëparshëm.
Pas tij, dëshminë e dha dëshmitarja Erza Limani, ku paraprakisht me propozimin e avokatit Gashi u lexua në tërësi deklarata e dhënë në shqyrtimin e kaluar gjyqësor, e që me propozimin e vet Limanit, atë kohë deklaratën e kishte dhënë të mbyllur për publikun.
Sipas asaj që u lexua, u tha se Limani ka deklaruar se Nika nuk kishte kërkuar që të thirrej policia dhe se kur e ka kuptuar se është thirrë policia nga stafi i hoteli, kishte thënë “Jo, policinë jo”.
Më tej, sipas asaj deklarate që iu lexua, e që Limani e kishte dhënë në shqyrtimin e kaluar, ajo ka deklaruar se Nika kur ka zbritur nga dhoma pasi që kishte rënë e ndjera, e kishte të shqyer këmishën.
Po ashtu, u lexua se Limani ka deklaruar se nuk kishte dëgjuar bisedën e saj me të akuzuarin Nika.
Më pastaj, dëshmitarja vazhdoi me dhënien e përgjigjeve ndaj pyetjeve të avokatit Gashi, ku tha se me aq sa ka njohuri, nuk ka lidhje familjare me pronarët dhe menaxherin e hotelit ku ka ndodhur rasti.
Më tej, dëshmitarja Limani tha se në deklaratën e parë të dhënë në polici, ajo kishte deklaruar ndërkaq zyrtarët policorë kishin mbajtur shënime për çka deklaronte se edhe mbi ato fleta kishte dhënë nënshkrim.
Tutje, dëshmitarja Limani tha se në kohën kur ka dhënë deklaratë në polici, ka qenë e stresuar ndërkaq në deklaratat e dhëna më herë- atë në Prokurori dhe pastaj në gjykimin e kaluar, ka kujtuar detajet, duke thënë se është munduar të përgjigjet në secilën rrethanë që e ka parë.
Dëshmitarja Limani tha se afërsisht rreth orës 2 kishte dëgjuar zhurmën kur e ndjera kishte rënë nga dhoma e hotelit 403.
Ajo deklaroi se e ka vizituar dhomën para se të ndodhte rasti, ndërkaq pasi ka ndodh nuk i kujtohet, duke shtuar po ashtu se nuk i kujtohet se kush e ka pastruar atë dhomë pas ndodhisë së rastit.
Me përfundimin e dëshmisë së Limanit përfundoi edhe seanca, derisa e radhës pritet të vazhdojë me dëshminë e dëshmitarëve tjerë.
Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata për rehabilitimin e rrugës rajonale R102, në segmentin Skënderaj – Klinë e Epërme. Sipas Bashës, projekti përfshin rehabilitimin e një segmenti…
Ndërmarrja “Trepça” Sh.A. nuk ka dhënë pëlqim apo autorizim për ndërtimin e amfiteatrit në sheshin e Mitrovicës së Veriut, ndërsa për këtë çështje i është drejtuar gjykatës për…
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar agjendën legjislative të Qeverisë, duke ngritur pikëpyetje për prioritetet dhe mungesën e një drejtimi të qartë strategjik. Përmes një reagimi në Facebook,…
Erza Limani, ish-recepcioniste e hotelit “Sonoma”, ka rrëfyer në Gjykatën Themelore në Prishtinë momentet pas rënies së Maria Clarës nga dritarja e hotelit, reagimin e Endrit Nikës dhe bisedën që kishte zhvilluar me të pas…
Më 29 tetor në Apel shqyrtohet ankesa e Naim Murselit, ankesë paraqiti edhe familja e Liridona Ademajt Më 29 tetor, në orën 09:50, është caktuar të mbahet seanca në Gjykatën e Apelit, ku do të shqyrtohet ankesa e Naim Murselit, i…
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit M.Gj. për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Sipas aktakuzës, gjatë periudhës 1998-1999, në Komunën e Zveçanit, i…
Profesori i sigurisë, Avni Islami, në një reagim ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kthyer në një nga temat kryesore të fushatës politike në Serbi. Sipas Islamit, opozita serbe po i përdor arritjet e…
Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mallra të padeklaruara në vlerë 10 mijë e 300 euro, gjatë kontrollit të një dërgese në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë. Sipas njoftimit të Doganës…
Anëtari i Guxo, Luan Gacaferi ka ironizuar PDK-në pas reagimit të komisionares evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila i cilësoi të papranueshme ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Gacaferi pretendoi se iniciativa e…
“Kur ndalet rryma, mendja menjëherë të shkon te dalja: A do të dal?” Kjo është frika që Ymer Meholli thotë se e ka përjetuar tri herë gjatë 15 vjetëve të punës në Minierën e Stantërgut, afër…
Një afërm i 29-vjeçarit që dyshohet se u vra nga babai i tij në Pogragjë të Gjilanit, ka reaguar përmes një postimi në Instagram, duke shprehur dhimbjen për humbjen e tij. Ai ka publikuar një mesazh prekës në Instastory, ku…
Operacionet Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me partnerët strategjikë të Operacioneve Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipërisë dhe Kroacisë, kanë përmbyllur…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, do të zhvillojë sot një takim me dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin. Sipas njoftimit zyrtar, takimi do të mbahet në orën 17:00, në Kabinetin e Presidentes,…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, z. Petrit Malaj. Ambasadori Malaj e uroi Presidenten për zgjedhjen në detyrë dhe shprehu shpresën se gjatë…
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të enjten, më 15 tetor. Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e mbajtur të hënën. Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, bëri…
Nënshkruhet marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për sektorin e shëndetësisë në vlerë prej 41 milionë euro. Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se ky projekt do të sigurojë…
Partitë parlamentare në Kosovë kanë reaguar pas deklaratës së komisioneres së Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, e cila kritikoi ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të miratuar nga Kuvendi më 6…
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Serbia ka të vendosura 48 baza ushtarake dhe të xhandarmërisë pranë kufirit me Kosovën, duke e krahasuar këtë situatë me veprimet e Rusisë para aneksimit të Ukrainës. Maqedonci…
Zëvendësshefi i BE-së në Kosovë, Alexis Hupin ka zhvilluar një takim me Zëvendëspresidentin e Bankës Evropiane të Investimeve, Robert de Groot. Përmes një njoftimi në Facebook, Zyra e BE-së në Kosovë ka…
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj kritikave të komisioneres evropiane për Zgjerim, Marta Kos, lidhur me ndryshimet në Ligjin për Dhomat e…
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku janë shqyrtuar disa çështje dhe është përcaktuar agjenda për seancën e ardhshme plenare, e cila do të mbahet të enjten. Kryetarja e Grupit Parlamentar të…
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) e ka aprovuar transmetimin eksperimental të “Radio Policia”. Ky aprovim u bë në mbledhjen e sotme të KPM-së me gjashtë vota për dhe asnjë kundër. Transmetimi eksperimental u bë sipas rregullores…
Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) kanë protestuar sot para Gjykatës Supreme, duke kërkuar që lënda e tyre të trajtohet sa më shpejt. Ata thonë se vonesa në vendimmarrje po ndikon drejtpërdrejt në jetën e tyre…
Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC do të diskutojë për investimet në bujqësi, zhvillimin ekonomik dhe përfshirjen e të rinjve, ndërsa në agjendë ka edhe takime me përfaqësues të vendeve…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit serb, Ivica Daçiq, i cili në një tubim zgjedhor, kishe thënë se flamuri serb “herët a vonë do të valëvitet mbi Prizren”. Kurti…
Endrit Nika nuk e pranon fajësinë as në rigjykimin për vdekjen e partneres së tij, Maria Clara Urdangaray. Në seancën e mbajtur në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Nika deklaroi se e ka kuptuar aktakuzën dhe se është i…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se integrimi më i madh ndërkombëtar i Kosovës mbetet i rëndësishëm për qytetarët, duke theksuar përfitimet që do të sillte anëtarësimi në Këshillin e…
Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku një 29-vjeçar dyshohet se u vra nga babai i tij, Prokuroria Themelore në Gjilan ka dalë me detaje të reja lidhur me rastin. Sipas…
Deklarata provokuese e politikanit serb Ivica Daçiq, se flamuri i Serbisë do të valëvitet mbi Prizren, ka nxitur reagime të shumta, përfshirë edhe atë të kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha. Lidhur…
E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Wylita Bell, ka zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Justina Shiroka Pula. Pas takimit, Ambasada Amerikane ka shprehur gatishmërinë…
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës bien ndesh me detyrimet themelore të vendit ndaj BE-së dhe janë të papranueshme. Duke folur para takimit të ministrave të…
Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, duhet ta shndërrojë përfundimin e krizës institucionale në një mundësi për forcimin e shtetit, rikthimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përshpejtimin e…
Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) kanë paralajmëruar për sot protestë në orën 10:00 para Gjykatës Supreme në Prishtinë, në shenjë pakënaqësie për mosrealizimin e pagave. Punëtorët…
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot në orën 11:00, në rend dite edhe përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të BQK-së Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të shqyrtojë sot, të hënën,…
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) do të mbajë të hënën, më 12 tetor, mbledhjen e 12-të të radhës, në të cilën do të shqyrtojë një sërë çështjesh që lidhen me licencimin e mediave, ndryshimet e…
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pas dy ngjarjeve të rënda që tronditën këtë komunë, ku brenda pak ditësh u shënuan dy vrasje të dyshuara, përfshirë vrasjen e dyfishtë të së premtes dhe një rast tjetër…
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit serb në detyrë, Ivica Daçiq, i cili ka shprehur pretendime territoriale të Serbisë ndaj shtetit të…
Në Morinë të Gjakovës janë vendosur "Gurët e kujtesës" në përkujtim të tetë dëshmorëve të rënë në betejën e 7 korrikut. Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale tha se…
Beteja juridike për katër ish-krerët e UÇK-së nuk përfundoi me aktgjykimin e 16 shtatorit. Tani, palët kanë hyrë në fazën e përgatitjes së apelimeve, ndërsa 27 nëntori është data kur duhet të tregojnë…
Publicisti Lis Bukuroca ka reaguar ndaj deklaratave të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, lidhur me mundësinë e shfuqizimit të Ligjit për Gjykatën Speciale nga shteti i Kosovës. Bukuroca në reagimin e tij në Facebook, ka…
Me funksionalizimin e institucioneve shtetërore, sfida e radhës për Kosovën mbetet përkthimi i stabilitetit politik në rezultate konkrete. Përshpejtimi i reformave evropiane, zhvillimi ekonomik, tërheqja e investimeve të huaja dhe përmirësimi i…
Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Ozkan Ulutash zhvilloi sot një vizitë lamtumirëse në kontingjentin turk në Kampin Sulltan Murat në Prizren, para ndërrimit të ardhshëm të komandës. Gjatë vizitës, gjeneralmajor Ulutash shprehu…
Shqipëria dhe Forcat e Armatosura do të vijojnë angazhimin e tyre në misionin e KFOR-it në Kosovë, në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit rajonal. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të…
Kryeministri Albin Kurti deklaroi se trysnia ndërkombëtare mbi Serbinë që mbron e glorifikon kriminelët, fsheh e mohon krimet teksa vazhdon me mendësinë e viteve të '90-ta, është e vetmja mënyrë për zbardhjen e fatit të…
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka reaguar ndaj Ivica Daçiq, i cili “premtoi se do ta ngrinte sërish flamurin serb në Kosovë”, duke thënë se këto deklarata janë retorikë…
Familjarë dhe qytetarë të shumtë u kanë dhënë sot lamtumirën e fundit Egzon dhe Nafije Bogujevcit në ceremoninë mortore në Pozheran të Vitisë. Vëlla e motër dyshohet se u vranë nga Valon Ramushi, i cili privoi nga…
Një muaj paraburgim i është caktuar V.R, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes dhe vëllait të saj, si dhe për plagosjen e dy personave të tjerë në fshatin Livoç i Ultë të Gjilanit. Ngjarja tragjike ka ndodhur të…
Ramadani dorëzon kallëzim penal ndaj Haxhiut për rastin e Auditorit të Përgjithshëm
“A ka kush që e ndal këtë vetëshkatërrim?”, Tahiraj ngre alarmin
“Nuk ka mundësi të ketë rënë nga krevati, sepse ishte larg dritares”, dëshmia e recepsionistes në rigjykimin ndaj Endrit Nikës
Faton Peci i bën thirrje LDK-së: Për Kosovën ia vlen kompromisi
A e evitoi kryeministri Kurti grushtshtetin?!
Thirrje: T’i mbështesim protestat: “Shqipëria e para”, “Shteti ligjor”, “Politika e Re” – këto kauza për triumfin e kombit
Kur injoranca veshet me drita dhe dija mbetet në errësirë
Çfarë do të ndodhte sikur zonja Justina Shiroka-Pula ta refuzonte ofertën për Presidente të Kosovës?
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….
Këngëtarja 44-vjeçare shprehet e hidhëruar për vitet kur thotë se nuk kishte lirinë të vendoste për…
Aktorja britanike Lily James ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante dhe provokuese në premierën e filmit “The…
