TË FUNDIT

Rifillojnë punimet për asfaltimin e rrugës Bibaj–Talinoc i Muhaxherëve

Kanë rifilluar punimet për asfaltimin e rrugës Bibaj–Talinoc i Muhaxherëve në Ferizaj, pas tejkalimit të problemeve që lidheshin me projektin.

Ministri Dimal Basha ka bërë të ditur se projekti kap vlerën e 2.5 milionë eurove dhe financohet tërësisht nga Qeveria e Kosovës, në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit me Komunën e Ferizajt.

Sipas tij, investimi synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rritjen e sigurisë në komunikacion dhe lehtësimin e lidhjeve ndërmjet vendbanimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *