Real Madridi merr vendimin e papritur për Topin e Artë pas dy vitesh bojkot
Real Madridi ka vendosur t’i japë fund bojkotit të ceremonisë së Topit të Artë, me një delegacion të klubit që pritet të jetë i pranishëm në ceremoninë e së hënës në Londër, raporton L’Equipe.
Gjiganti spanjoll do të rikthehet në ngjarjen më prestigjioze të çmimeve individuale në futboll, pasi mungoi në edicionet e vitit 2024 dhe 2025.
Vendimi për të bojkotuar ceremoninë e vitit 2024 erdhi pasi u raportua se Vinicius Junior nuk do ta fitonte Topin e Artë, çmim që përfundimisht iu nda mesfushorit të Manchester Cityt, Rodri.
Këtë vit, disa futbollistë të Real Madridit pritet të marrin pjesë në ceremoni, përfshirë të nominuarit Kylian Mbappe, Jude Bellingham dhe Vinicius Junior.
Ndërkohë, Mbappe shihet si një nga favoritët kryesorë për ta fituar çmimin prestigjioz, derisa rivali i tij do të jetë ylli i Barcelonës Lamine Yamal.
Ceremonia e Topit të Artë 2026 do të mbahet më 26 tetor në “London Palladium”, duke shënuar 70-vjetorin e ndarjes së këtij çmimi prestigjioz./ Telegrafi/
