Real Madridi merr fitoren e radhës në Ligën e Kampionëve, triumfon ndaj Leipzigut
Real Madridi ka marrë një fitore të madhe në shtëpi ndaj RB Leipzigut, në kuadër të xhiros së tretë në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve.
“Los Blancos” zhvilluan një tjetër paraqitje solide për të fituar me rezultat 4-1.
Bernardo Silva u gjend në vendin e duhur për të shënuar në portën e zbrazur duke kaluar Relain në epërsi (43’).
Ndërsa, ishte Arda Guler që dyfishoi epërsinë pas asistimit të Kylian Mbappe (52’).
Francezi pastaj u përkujdes për golin e tretë për të shënuar një supergol nga distanca (83’).
Leipzigu vetëm dy minuta më vonë e shënoi golin e nderit përmes Tidiam Gomis (85’). Mirëpo, Yan Diomande me një eurogol e vulosi fitoren (87’).
Reali tani ka nëntë pikë në tri xhirot e para ndërsa Leipzig mbetet me tri sosh./ Telegrafi /
