TË FUNDIT

Ramosaj: Festa Tradicionale “Dita e Gështenjës” në Deçan

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar për mbajtjen e festës tradicionale “Dita e Gështenjës”, një ngjarje që ruan dhe promovon traditën e kësaj treve.

Përmes një postimi në Facebook, Ramosaj ka ndarë njoftimin për këtë festë, e cila ndër vite është bërë pjesë e traditës dhe identitetit të Deçanit.

“Festa Tradicionale ‘Dita e Gështenjës’ në Deçan”, ka shkruar Ramosaj në postimin e tij.

Kjo festë i kushtohet traditës së kultivimit të gështenjës dhe rëndësisë së saj për zonën e Deçanit, duke promovuar njëkohësisht trashëgiminë kulturore dhe vlerat tradicionale të kësaj treve. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *