POLITIKATË FUNDIT

Rama: Shqipëria mbështet kandidaturën e Lana Nusseibeh për Sekretare të OKB-së

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria mbështet kandidaturën e Lana Nusseibeh nga Emiratet e Bashkuara Arabe për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Në reagimin e tij në rrjetin social ‘X’, Rama shkruan se nominimi i Lana Nusseibeh ofron një fillim të ri që komuniteti i Kombeve të Bashkuara s’duhet ta humbasë.

Rama vlerëson njohuritë e saj në politikën ndërkombëtare dhe aftësinë për të ndërtuar ura midis kulturave dhe perspektivave të ndryshme.

“Kandidimi i Lana Nusseibeh nga Emiratet e Bashkuara Arabe për postin e Sekretares së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ofron një fillim të ri, një mundësi që bashkësia e OKB-së nuk mund ta lërë t’i ikë, dhe Shqipëria ka nderin t’i japë kandidaturës së saj mbështetjen e plotë e të pakursyer. E njoha personalisht Lanën dhe e pashë në veprim gjatë mandatit të Shqipërisë si anëtare e zgjedhur e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kur pata mundësinë të vlerësoja njohuritë e saj të jashtëzakonshme për politikën ndërkombëtare, përulësinë e saj të veçantë intelektuale dhe dhuntinë e natyrshme për të kapërcyer dallimet mes kulturave dhe këndvështrimeve”, shkruan në X kryeministri.

Sipas kryeministrit Rama, në një kohë kur OKB-ja përballet me sfida të mëdha dhe kur aftësia e saj për të përmbushur misionin e saj vihet në dyshim, kandidatura e Lana Nusseibeh, sipas kryeministrit, përfaqëson një dritë shprese dhe një burim energjie pozitive.

Ai ka nënvizuar se ajo sjell eksperiencë, inteligjencë dhe një angazhim të palëkundur për t’i shërbyer njerëzimit pa asnjë paragjykim.

“Në zymtësinë që mbështjell sot Kombet e Bashkuara, kandidatura e Lanës është një dritë shprese dhe një burim energjie pozitive, sepse, në një kohë kur aftësia e organizatës për të përmbushur misionin e saj vihet kaq thellësisht në pikëpyetje, ajo sjell përvojë, inteligjencë dhe një përkushtim të palëkundur për t’i shërbyer njerëzimit pa asnjë paragjykim. Dhe së fundi, por jo për nga rëndësia, pas kaq shumë burrash në krye, nuk mund të mendoj për një shpresë më të mirë për Kombet e Bashkuara sesa një grua me një staturë të tillë”, përfundon kryeministri Rama.

The nomination of Lana Nusseibeh by the United Arab Emirates for the position of Secretary-General of the United Nations offers a fresh beginning that the UN community cannot afford to miss, and Albania is honoured to give her candidacy its wholehearted support.I came to know Lana personally and see her in action during Albania’s term as an elected member of the UN Security Council, when I had the opportunity to appreciate her immense knowledge of international politics, her distinctive intellectual humility and her natural gift for bridging differences between cultures and perspectives.Amid the gloom surrounding the United Nations today, Lana’s candidacy is a light of hope and a source of positive energy, because, at a time when the organisation’s capacity to fulfil its mission is being questioned so deeply, she brings experience, intelligence and an unwavering commitment to serving humanity with no prejudice.And last but not least, after so many men at the helm, I can think of no better hope for the United Nations than a woman of such stature. — Edi Rama (@ediramaal) October 22, 2026

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *