POLITIKATË FUNDIT

Radoiçiqi dhe vëllezërit Veselinoviq shfrytëzuan Bosnjën për t’u larguar nga Serbia, analistët paralajmërojnë për rrjetet politike dhe kriminale

Radoiçiqi dhe vëllezërit Veselinoviq shfrytëzuan Bosnjën për t’u larguar nga Serbia, analistët paralajmërojnë për rrjetet politike dhe kriminale

Ndalimi i hyrjes në Bosnjë e Hercegovinë për Milan Radoiçiqin dhe vëllezërit Zvonko e Zharko Veselinoviq ka rikthyer në vëmendje dobësitë e sistemit të sigurisë në këtë shtet, por edhe lidhjet politike dhe të biznesit që mundësojnë lëvizjen e personave të dyshuar për përfshirje në aktivitete kriminale në rajon.

Sipas një analize të Deutsche Welles (DW), rasti i tre personave të lidhur me veriun e Kosovës ka nxjerrë në pah jo vetëm problemet me kontrollin e kufirit ndërmjet Serbisë dhe Bosnjës, por edhe bllokadat politike brenda institucioneve të Bosnjë e Hercegovinës.

Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë e Bosnjë e Hercegovinës (OSA) ka vendosur t’ua ndalojë hyrjen në vend Radoiçiqit dhe vëllezërve Veselinoviq, me arsyetimin se përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare.

Vendimi erdhi pasi rrjeti hulumtues serb KRIK publikoi se Zvonko Veselinoviq kishte udhëtuar nga Sarajeva drejt Stambollit në Turqi gjatë këtij muaji.

Rasti ka ngritur pikëpyetje se si persona që janë subjekt i hetimeve, kërkimeve policore apo sanksioneve ndërkombëtare mund ta shfrytëzojnë territorin e Bosnjës si rrugë tranziti për t’u larguar nga Serbia.

Lidhjet me pushtetin në Republika Srpska

Drejtori i hulumtimeve në Qendrën e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCBP), Predrag Petroviq, vlerëson se Radoiçiqi dhe vëllezërit Veselinoviq nuk kanë qenë thjesht figura të fuqishme politike dhe biznesore në veriun e Kosovës, por pjesë e një sistemi më të gjerë të kontrollit informal, të cilin Partia Përparimtare Serbe (SNS) e ka mbajtur për vite me radhë në këtë zonë.

Sipas tij, roli i tyre kryesor ka qenë disiplinimi politik i popullatës serbe në veri të Kosovës.

“Veriu i Kosovës praktikisht ishte laborator për vendosjen e një modeli të kontrollit politik, i cili më vonë u zbatua edhe në gjithë Serbinë, përfshirë grupet e organizuara që me xhipa të zinj silleshin rreth vendvotimeve”, ka deklaruar Petroviq për DW.

Ai vlerëson se largimi i tyre nga Serbia në këtë periudhë nuk është i rastësishëm, por mund të lidhet me përpjekjen për t’iu shmangur përgjegjësisë së mundshme penale, në një kohë kur në Beograd kanë ndryshuar raportet politike dhe ekziston mundësia që prokuroria dhe policia të veprojnë më të pavarura.

Petroviq thotë se vëllezërit Veselinoviq e kanë shfrytëzuar Sarajevën si rrugë për t’u larguar drejt Stambollit, ndërsa për Radoiçiqin, sipas tij, ekzistojnë informacione të pakonfirmuara se është larguar drejt Rusisë.

Ai thekson se zgjedhja e Bosnjës nga vëllezërit Veselinoviq është veçanërisht domethënëse, duke pasur parasysh lidhjet e tyre politike dhe biznesore me Republika Srpska.

Sidoqoftë, Petroviq nënvizon se nuk ka prova që ndonjë përfaqësues i pushtetit në këtë entitet u ka ndihmuar atyre të largohen nga Serbia.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republika Srpska kanë mohuar raportimet se Radoiçiqi ndodhet në territorin e këtij entiteti dhe se gëzon mbrojtjen e institucioneve atje. Ata kanë theksuar se për kontrollin e kufirit shtetëror është përgjegjëse Policia Kufitare e Bosnjë e Hercegovinës.

Pse Bosnja mund të shërbejë si rrugë tranziti?

Një prej problemeve kryesore lidhet me statusin juridik të kërkesave të institucioneve të Kosovës në Bosnjë e Hercegovinë.

Për Radoiçiqin, autoritetet në Prishtinë kanë lëshuar fletarrestim për shkak të sulmit të armatosur në Banjskë, ndërsa kërkimi është përcjellë në sistemin e Interpolit përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), pasi Kosova nuk është anëtare e kësaj organizate.

Meqë Bosnjë e Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk ka marrëveshje për ndihmë juridike dhe ekstradim me të, zbatimi i këtyre kërkesave në sistemin e saj të sigurisë dhe drejtësisë mbetet i kufizuar dhe i ekspozuar ndaj ndikimeve politike.

Eksperti i sigurisë Safet Mushiq vlerëson se rasti nuk dëshmon domosdoshmërisht se kufiri është teknikisht i pakontrolluar, por se sistemi reagon vetëm kur ekziston një bazë formale për ndërhyrje.

Ai shpjegon se Policia Kufitare e Bosnjës lejon kalimin e personave për të cilët në bazat e të dhënave nuk figuron ndalim ose fletarrestim që shteti e njeh.

Sipas tij, Bosnja nuk ka detyrim ligjor që sanksionet e SHBA-së ose të Bashkimit Evropian t’i shndërrojë automatikisht në ndalime të hyrjes në territorin e saj.

“Personat që prej vitesh janë nën sanksione amerikane dhe fletarrestime të Kosovës, për këtë arsye kanë mundur të hyjnë lirshëm në Bosnjë, të qëndrojnë atje dhe të fluturojnë nga Sarajeva” , ka deklaruar Mushiq për DW.

Ai thekson se vendimet për ndalimin e hyrjes së shtetasve serbë në Bosnjë rrallë trajtohen vetëm si çështje profesionale të sigurisë, pasi ato shpesh shkaktojnë përplasje politike.

SNSD-ja kundërshtoi ndalimet edhe në rastin e Vulin-it

Sipas DW-së, përfshirja e politikës në vendimmarrjen e institucioneve të sigurisë është vërejtur edhe në raste të tjera.

Përfaqësuesit e Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD) të Milorad Dodikut kishin kundërshtuar më herët mundësinë e ndalimit të hyrjes në Bosnjë të ish-zëvendëskryeministrit të Serbisë dhe ish-drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin, i cili është gjithashtu nën sanksione amerikane.

Përplasje politike kishte shkaktuar edhe ndalimi i hyrjes së shkrimtarit rus Zahari Prilepin në vitin 2018. Ai ishte konsideruar kërcënim për sigurinë për shkak të pjesëmarrjes në formacione të armatosura proruse në Ukrainë.

Në atë kohë, udhëheqësit e SNSD-së kishin akuzuar agjencitë e sigurisë në Bosnjë për veprime arbitrare dhe krijimin e listave të personave të padëshiruar pa miratimin e përfaqësuesve serbë.

Mushiq thotë se presionet politike bëjnë që agjencitë e sigurisë të presin derisa një rast të bëhet publik, në mënyrë që vendimi i tyre të ketë legjitimitet më të madh dhe të mbrohen nga sulmet politike.

“Rezultati është një masë parandaluese që vjen në kohën kur nuk ka më kë të pengojë. Përderisa vlerësimet e sigurisë varen nga ajo se kush do të ndihet i fyer politikisht, Bosnja do të mbetet vend nëpër të cilin kalohet lehtë dhe nga i cili largohet edhe më lehtë”, ka deklaruar ai.

Mungesa e besimit ndërmjet institucioneve dhe kontrolli i kufirit

Për problemet e sistemit të sigurisë në Bosnjë ka folur edhe profesori i Universitetit të Banjallukës dhe kryetari i Qendrës Evropiane të Defendologjisë, Dushko Vejnoviq.

Ai vlerëson se mungesa e besimit ndërmjet agjencive policore dhe atyre të inteligjencës në Bosnjë shkakton shkëmbim selektiv të informatave, i cili, sipas tij, ndikohet jo vetëm nga përkatësia etnike, por kryesisht nga interesat politike dhe ekonomike.

“Përgjegjësia e dobët parlamentare mbi sektorin e sigurisë në Bosnjë krijon hapësirë në të cilën mund të fshihen individë dhe grupe me dosje kriminale, gjë që dëshmon mungesën e sundimit të ligjit dhe përgjegjësisë së elitave politike” , ka thënë Vejnoviq.

Problemi, sipas ekspertëve, nuk përfundon me vendimet për ndalimin e hyrjes, pasi mbetet edhe çështja e zbatimit të tyre në terren.

Eksperti i sigurisë Vlladimir Vuçkoviq rikujton se kufiri i Bosnjë e Hercegovinës është rreth 1.600 kilometra i gjatë, ndërsa Policia Kufitare përballet me mungesë të vazhdueshme të personelit. Mbikëqyrjen e vështirësojnë edhe terreni i papërshtatshëm dhe numri i madh i pikëkalimeve ilegale.

Ai përmend edhe rastin e Zoran Galiqit, ish-drejtor i Policisë Kufitare të Bosnjës dhe zëvendësdrejtor i Agjencisë Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA), i cili në korrik të vitit 2024 kishte kaluar ilegalisht kufirin dhe ishte larguar drejt Kroacisë, pak para arrestimit të paralajmëruar.

Ndryshimi i pushtetit në Serbi, test për bashkëpunimin rajonal

Përtej problemeve të brendshme të Bosnjës, analistët vlerësojnë se rastet e Radoiçiqit dhe vëllezërve Veselinoviq paraqesin edhe një test për bashkëpunimin e ardhshëm të institucioneve të sigurisë në Beograd dhe Sarajevë.

Predrag Petroviq nuk pret që bashkëpunimi policor dhe ai i inteligjencës ndërmjet dy vendeve të intensifikohet menjëherë, pavarësisht ndryshimit të raporteve politike në Serbi.

Sipas tij, policia, shërbimet e inteligjencës dhe prokuroria në Serbi ende po kalojnë një periudhë pasigurie, ndërsa një pjesë e strukturave drejtuese vazhdojnë të jenë të lidhura me sistemin e mëparshëm të pushtetit.

Ai dallon bashkëpunimin teknik për luftimin e kriminalitetit të zakonshëm ndërkufitar nga rastet që prekin rrjetet politike dhe kriminale në nivelet më të larta, për të cilat nevojitet vendosmëri e qartë politike.

“Pas formimit të qeverisë së re në Beograd dhe vendosjes së kontrollit real civil mbi aparatin e sigurisë, bashkëpunimi me Bosnjën duhet të jetë një prej prioriteteve. Është thelbësore që bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të mos varet nga lidhjet politike të të dyshuarve, por nga ligji”, ka deklaruar Petroviq.

Ai ka paralajmëruar se, në të kundërtën, kufijtë ndërmjet Serbisë dhe Bosnjës do të vazhdojnë të jenë më të kalueshëm për rrjetet kriminale sesa për drejtësinë.

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i Senegalit, Bassirou Diomaye Diakhar Faye, me rastin e marrjes së mandatit. Në letrën e tij, presidenti Faye i ka përcjellë Shiroka-Pulës urimet e…

Kryetari i Komisionit parlamentar për Legjislacion, Vigan Qorrolli, ka bërë të ditur se në kuadër të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë është zhvilluar një takim me ambasadorin e Belgjikës në Kosovë,…

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka takuar zëvendëskryeministrin dhe ministrin kroat të Veteranëve, Tomo Medved, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe…

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji të pandehurit Endrit Azemi, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale…

Dogana e Kosovës ka zbuluar deklarim të pasaktë të mallrave në vlerë rreth 3,400 euro në terminalin doganor në Vërmicë, pas dyshimeve për klasifikim të pasaktë tarifor, duke konstatuar se mallrat kërkonin licencë…

Në konkursin për drejtor të Policisë së Kosovës kanë konkurruar gjashtë kandidatë, konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme. Këtë post e mbante Gazmend Hoxha deri në dorëheqjen e tij pas vrasjes së Arlinda…

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar në Prishtinë me Peter N. Due, Përfaqësues Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe shef i misionit të…

Në selinë e Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU) të KFOR-it në Prishtinë është mbajtur ceremonia e ndërrimit të komandës, ku koloneli Gianfranco Di Fiore ia dorëzoi detyrën kolonelit Steven…

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar sot një takim me homologen e tij nga Hungaria, Anita Orban. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, gjatë takimit është diskutuar për procesin e…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova kërkon normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, me njohjen reciproke në qendër të këtij procesi. Ai e ka thënë këtë në një intervistë…

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, do të zhvillojë nesër vizitën e saj të parë zyrtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Vizita është paraparë të nisë në orën 10:00,…

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të ngarkuarin me punë të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë për thellimin e…

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka propozuar profesoreshën Hasnije Ilazi për ambasadore të Kosovës në Kroaci. Me këtë propozim, ambasadori aktual në Zagreb, Martin Berishaj, nuk do të vazhdojë për…

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim në Athinë me homologun e tij grek, George Gerapetritis, ku kanë diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e zgjerimit të…

Fati i ligjit për Dhomat e Specializuara është sërish në pikëpyetje. Afati katërjavor për ta rishqyrtuar ligjin e kthyer nga presidentja ka skaduar, ndërsa partitë kryesore në Kuvend paralajmërojnë një nismë të re…

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, i ka bërë thirrje Këshillit të Bashkimit Evropian që t'i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e Opinionit për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në BE….

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë vazhduar përfundimin e kurseve të ndryshme për ngritje profesionale ushtarake. Në një njoftim për media, FSK-ja ka njoftuar për suksesin e radhës që një…

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin u shpallën fajtorë dhe u dënuan me burgim të përjetshëm Naim Murseli dhe Granit Plava, kurse me 30 vjet burgim Kushtrim Kokalla, për rastin e vrasjes…

Kuvendi i Kosovës miratoi më 20 nëntor, në lexim të parë, Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore. Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit dhe Lista Serbe reaguan duke thënë se projektligji mund të cenojë…

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, zhvilloi konsultime politike në Ankara me homologun e tij turk, Kemal Mehmet Bozay. Me këtë rast, në fokus të diskutimeve ishin marrëveshjet që…

Xhemajl Azemi, babai i Endrit Azemit i arrestuar se mblodhi 189 mijë e 206 euro e 80 centë duke mashtruar se është i sëmurë, ka thënë se familja nuk e ka qenë njohuri për mashtrimet e tij. Në një deklaratë, ai u ka kërkuar…

Një 20-vjeçar nga Gjilani u arrestua të shtunën rreth orës 22:00 në Gjilan, pasi Prokuroria konstatoi se ai mblodhi mbi 189 mijë euro duke mashtruar se vuante nga leukemia. Endrit Azemi dyshohet se nga data 9 nëntori “kishte sajuar një ngjarje…

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, bëri thirrje që Këshilli i BE-së të kërkojë nga Komisioni Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në familjen e madhe…

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se interpelanca e kërkuar për kryeministrin Albin Kurti, lidhur me dështimin e dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shtyrë për…

Një muaj paraburgim i është caktuar Endrit Azemit, i dyshuar për mashtrim, pasi dyshohet se përmes një skeme mashtrimi, duke u paraqitur si i sëmurë me leukemi akute, ka grumbulluar afro 190 mijë euro nga qytetarët. Gjykata Themelore në…

Shefja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh ushtruese e detyrës së kryetares së kësaj partie, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se brenda kësaj jave do të procedohet në Kuvend…

Ka përfunduar afati katërjavor për procedimin e raportit lidhur me nismën për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa Kuvendi i Kosovës ende nuk ka marrë një vendim për hapat e…

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës Botërore të Arkitekturës 2026, organizuar nga Oda e Arkitektëve të Republikës së Kosovës. Me këtë rast, ajo ka…

Në Mitrovicë është vendosur gurthemeli për renovimin e thellë të urës mbi lumin Sitnica, projekt ky që ka vlerën e përgjithshme prej 700 mijë eurosh dhe financohet bashkërisht nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe…

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, tha se institucionet e BE-së duhet të japin sqarime me shkrim dhe të kërkojnë falje për mospërfshirjen e Kosovës në Forumin e Zgjerimit në Bruksel,…

Familja e Haki Imerit ka reaguar pas dy aktgjykimeve të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, duke kërkuar llogari nga të gjithë ata që, sipas saj, i kishin premtuar Thaçit se nuk do të dënohej, ose se, nëse…

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten nga ora 10:00, me pikat e papërfunduara, ndërkohë që nga ora 13:00 do të mbahet seanca e re plenare. Në seancën e orës 10:00 do të adresohen rezoluta nga interpelanca me…

Kryesuesja e Komisionit për Integrim Evropian, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kërkuar nga ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, në takimin e sotëm, që zyra e BE-së të kërkoj falje për incidentin e ndodhur gjatë koncertit…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë sot me detaje rreth hartimit të Ligjit për Specialen. Në ceremoninë e 27-vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Kurti tha shkurtimisht për media se gjatë kësaj…

Ambasadori i Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy, po zhvillon sot një takim me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Kosovës. Takimi po mbahet në ambientet e…

Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe për Persona të Pagjetur ka mbajtur të hënën takim me përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për…

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet të shqyrtohen pikat e rendit të ditës dhe të caktohet data e mbajtjes së seancës së re plenare. Në këtë mbledhje pritet të diskutohen…

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka shënuar sot 27-vjetorin e themelimit. Të pranishëm në ceremoni ishin përfaqësues të lartë shtetëror, përfaqësues të institucioneve korrektuese dhe zyrtarë policorë. Kryetarja e…

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, po merr pjesë në takimin e Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës. Takimi po zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ku ambasadori Schuebel është…

Protesta e paralajmëruar për sot në orën 11:30 nga studentët e Universitetit të Prishtinës nuk do të mbahet te Rektorati. Lajmi është bërë i ditur nga Parlamenti Studentor, përmes një njoftimi, ku thuhet se vendimi për…

Vizita e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit ka qenë e nevojshme për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së tij. Kështu deklaron djali i tij, Altin Krasniqi, i cili ka falënderuar qytetarët për…

E ardhmja e trupave amerikane në Kosovë mbetet e paqartë, ndërsa Shtetet e Bashkuara po rishikojnë praninë e tyre ushtarake në Evropë. Gjermania konfirmon se është në koordinim të vazhdueshëm me Uashingtonin dhe aleatët e…

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se pas gati shtatë vjetësh në pushtet po u paraqet qytetarëve varfërinë si kënaqësi dhe largimin e tyre nga vendi si pakënaqësi me fqinjët….

Lëvizja studentore e Serbisë, e cila qëndron pas Listës Studentore që fitoi zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, ka kundërshtuar Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, të cilin Kuvendi i Kosovës e miratoi…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar të dielën në Tetovë, ku është pritur nga kryetari i Komunës, Bilall Kasami. Në takim ishte i pranishëm edhe Izet Mexhiti, një nga drejtuesit e koalicionit VLEN. Sipas Kasamit, ai dhe…

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhje, duke filluar nga ora 11:00, ku në rend dite janë një sërë çështjesh parlamentare dhe institucionale. Sipas rendit të ditës, anëtarët e Kryesisë do të…

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në shënimin e 118-vjetorit të Kongresit të Manastirit. Në këtë ceremoni, ku të pranishëm ishin përfaqësues shtetërorë nga Republika e Kosovës,…

​Qeveria miraton ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe

Nga Graçanica në Bruksel, Nagavci kujton historinë e këngës “Oj Kosovo, Kosovo”

Zafir Berisha akuzon BE-në për heshtje ndaj këngës nacionaliste serbe: Marta Kos po tregohet e butë me Serbinë

Hoti takon ministrin kroat të Veteranëve, diskutojnë për bashkëpunimin dhe të zhdukurit

Shqiptarëve në Serbi u takojnë të drejta jo më pak se ato që i gëzon pakica serbe në Kosovë

Manastiri i bashkimit, Rama e Kurti me shpinë njëri-tjetrit: Historia e përçarjes që tronditi raportet Tiranë–Prishtinë!

Pse po humb besimi i qytetarëve në institucionet demokratike?

"Kutia e Pandorës" në sëndukun e një krijueseje

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

Sot, me mall të pashuar, dhimbje në zemër dhe dashuri të përjetshme, kujtojmë babanë tonë të…

Sot mbushen 3 vite kur u nda përgjithmonë nga familja dhe farefisi më i dashuri ynë. Në këtë ditë të…

…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…

Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…

Jessica Simpson nuk është më bjondja që njihte e gjithë bota. Këngëtarja amerikane, 46 vjeç,…

John Travolta e ktheu një mbrëmje çmimesh në Berlin në një festë familjare. Ylli 72-vjeçar i Hollywoodit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *