TË FUNDIT

Qoku: Si përfunduan aksionet e krushkut të Ahmetit te banka serbe Alta Bank?

Një postim i fundit nga nënkryetari i VLEN, Bekim Qoku, ka hapur një debat të fortë rreth lidhjeve të dyshimta financiare dhe politike, duke vënë në qendër të vëmendjes liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, krushkun e tij Selaudin Arifi dhe bankierin serb Davor Macura.

Ahmeti–Arifi: Krushqi. Arifi–Macura: Shitblerje aksionesh përmes kompanive. Ahmeti–Macura: A pati ndërmjetësim politik?

1. Si përfunduan aksionet nga kompania e krushkut të Ali Ahmetit te banka e Davor Macurës? Sipas kronologjisë së publikuar, “AS Senjak” e Selaudin Arifit bleu aksione të Stopanska Bankës së Manastirit në tetor 2024 dhe ia shiti ALTA Bankës së Beogradit në shtator 2025. Kush ia shiti aksionet Arifit, sa pagoi kompania e tij dhe me çfarë çmimi ia rishiti bankës së Macurës? Tre muaj para shitjes, e njëjta bankë raportohet se kishte financuar një shoqëri ku “AS Senjak” ishte bashkëpronare. 1. Çfarë roli luajti Ali Ahmeti në marrëveshjen për aksionet? Kush i nisi negociatat mes kompanisë së Arifit dhe bankës së Macurës? A ndërmjetësoi Ahmeti, personalisht apo përmes dikujt nga kryesia e BDI-së? Kërkojmë të dyja kontratat dhe korrespondencën gjatë negociatave. Duhet të dimë kush negocioi, kush përfitoi dhe çfarë ndikimi politik u përdor. 1. A e shndërroi Ali Ahmeti synimin për themelimin e një banke shqiptare në Maqedoninë e Veriut në një projekt për themelimin e një banke serbe? Për themelimin e një banke, rol vendimtar ka edhe ministri i financave. Çfarë roli ka pasur Fatmir Besimi, shtatë vjet ministër i Financave i Ali Ahmetit për mos themelimin e një banke shqiptare dhe për themelimin e një banke me kapital serb? 2. A ka biseduar Ali Ahmeti me Vuçiqin, gjatë shëtitjes miqësore në Manastirin e Shën Naumit, për këtë projekt, pra për themelimin e një banke me kapital serb?”, shkruan Qoku.(INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *