POLITIKATË FUNDIT

Qeveria ndan mbi 1.85 milionë euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Qeveria e Kosovës ka ndarë 1 milion e 852 mijë e 350 euro e 16 cent për Këshillin Kombëtar Shqiptar, bëhet e ditur në një grafikë të publikuar nga Qeveria.

Sipas të dhënave të paraqitura në grafikë, shuma e ndarë për këtë institucion është 1,852,350.16 euro.

Grafika e publikuar nga ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla mban mbishkrimin “Qeveria e Republikës së Kosovës ndau” dhe paraqet shumën e mjeteve të ndara për Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Njoftimi nuk përmban detaje shtesë lidhur me destinimin e mjeteve, periudhën për të cilën janë ndarë apo mënyrën se si do të shpenzohen ato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *