POLITIKATË FUNDIT

Qeveria merr kredi prej 70 milionë euro nga Sparkasse Bank për financimin e buxhetit

Përveç huamarrjes në tregjet ndërkombëtare dhe përmes letrave shtetërore me vlerë në tregun e brendshëm, Qeveria ka vendosur të marrë edhe një kredi afatgjatë prej 70 milionë eurosh nga Sparkasse Bank.

Sipas vendimit të publikuar në bazën e të dhënave të akteve ligjore, kredia është e destinuar për financimin e buxhetit. Me këtë vendim shteti siguron mjete financiare edhe përmes një marrëveshjeje kredie me një bankë vendase, krahas formave të tjera të huamarrjes. /Alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *