TË FUNDIT

Punëtorë ndërtimi, mekanikë dhe elektricistë, në këto profile po kërkohen punëtorë në Zvicër

Tregu zviceran i punës ka shënuar përmirësim të lehtë në tremujorin e tretë, me kërkesën më të lartë për punëtorë në ndërtim, elektricistë dhe mekanikë. Indeksi i Tregut të Punës, i përpiluar nga Adecco në bashkëpunim me Universitetin e Cyrihut, është rritur me 0,8 pikë krahasuar me tremujorin paraprak dhe me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 131,5 pikë, shkruan Swissinfo , transmeton Telegrafi.

Sipas raportit, profesionet manuale dhe teknike po udhëheqin këtë prirje, me punëtorët e ndërtimit në krye të listës, të ndjekur nga elektricistët dhe mekanikët me aftësi të shumëanshme. Ndërkohë, raporti vlerëson edhe ndikimin e inteligjencës artificiale në tregun e punës. Rreth 25 për qind e profesioneve të analizuara përballen me rrezik të moderuar automatizimi, ndërsa vetëm 2 për qind konsiderohen me rrezik të lartë. Të dhënat tregojnë se profesionet që kërkojnë aftësi praktike dhe teknike vazhdojnë të kenë rëndësi në tregun zviceran të punës, pavarësisht zhvillimit të teknologjisë./ Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *