PSG ia merr frymën Manchester Cityt në shtëpinë e tyre, parisienët shënojnë tri herë brenda 45 minutave
Paris Saint-Germaini po e dominon Manchester Cityn në ndeshjen e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, duke shkuar në pushim me epërsi bindëse prej 3-0.
Manchester City pati mundësinë e aprë të shënonte në minutën e 12-të përmes Antoine Semenyo, por goditja e tij nga afërsia përfundoi pak mbi traversë.
Desire Doue zhbllokoi rezultatin në minutën e 13-të me një goditje të fuqishme nga skaji i zonës për 0-1.
Ousmane Dembele e dyfishoi epërsinë vetëm dy minuta më vonë, pas një krosimi të shkëlqyer nga Doue për 0-2.
Në minutën e 31-të, Achraf Hakimi ishte shumë pranë golit të tretë , por goditja e tij me kokë u ndal nga shtylla e majtë.
Vetëm një minutë më vonë, Vitinha shënoi për 3-0, pas një pasimi të saktë nga Warren Zaire-Emery.
Kështu, PSG shkon në pushimin mes pjesëve me tri gola epërsi, duke e vendosur Manchester Cityn përballë një detyre shumë të vështirë në pjesën e dytë. /Telegrafi/
