Protestuesit qëllojnë me gurë kryeministrinë në Tiranë, policia hedh ujë drejt tyre
Në formë simbolike për të qenë në vijën e parë të policisë ka qëndruar një i ri, i cili sipas raportimit të gazetares Eksiola Shehu, qëndron i pashqetësuar pavarësisht presionit të ujit nga ana e policisë.
Një numër mjaft i lartë i protestuesve shihet përpara Kryeministrisë teksa hedhin vazhdimisht gurë dhe sende të forta drejt godinës së qeverisë.
Nga ana tjetër, qyetarët shihen mjaft të vendosur për të qëndruar ndërkohë që dy automjete ujëhedhëse janë të angazhuara për shpërndarjen e tyre. /Euronews.al/
