Protestuesit hedhin tymuese të kuqe para Ministrisë së Drejtësisë, paraqesin gjashtë kërkesat
Protestuesit gjatë marshit të tyre janë ndaluar edhe para Prokurorisë së Kosovës dhe Stacionit kryesor policor në Prishtinë.
Gjatë marshit, organizatorët e protestës lëshuan në sfond bisedën e të ndjerës Arlinda Zekaj gjatë një diskutimi me zyrtarë policor në Pejë, e cila thekson “unë vrahna, s’ka lidhje, ama ju keni me u përgjigj”.
Protestuesit para stacionit policor brohoritnin “keni mu përgjigj”, “Le të pushon Faruku në burgu”, ndërsa para Prokurorisë “Prokuroria i ka duart me gjak”.
