TË FUNDIT

Protestat në Shqipëri, Mexhiti: Po i ndjekim me shqetësim dhe dëshirojmë më të mirën për Shqipërinë

Mexhiti: VLEN ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri, shpresojmë në zgjidhje politike

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në Shenja”, ka komentuar zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe protestat në Serbi, duke theksuar rëndësinë e zgjidhjeve politike dhe të stabilitetit në rajon.

Duke folur për situatën në Shqipëri, Mexhiti tha se në VLEN i ndjek me vëmendje zhvillimet dhe shpreson që të gjendet një zgjidhje politike që do të qetësojë gjakrat dhe do të shmangë pasojat për qytetarët.

“VLEN me shumë vëmendje dhe emocion i ndjek ngjarjet dhe dëshirojmë më të mirën për Shqipërinë”, deklaroi Mexhiti.

I pyetur nëse protesta të ngjashme me ato në Serbi mund të ndodhin edhe në Maqedoninë e Veriut, Mexhiti u shpreh se protestat janë pjesë e demokracisë, por vlerësoi se situata në Serbi është ndryshe.

Sipas tij, në Serbi bëhet fjalë për një sistem që ai e cilësoi si “gjysmëdiktaturë”, ku shteti ishte i kapur nga pushteti.

Mexhiti theksoi se protestat atje janë rezultat i pakënaqësive të grumbulluara ndër vite, ndërsa vlerësoi se çdo pushtet që qëndron gjatë në qeverisje mund të jetë i dëmshëm.

Ai kritikoi gjithashtu politikën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke e cilësuar Serbinë si pikë të zezë në rajon për shkak të qëndrimeve të saj ndaj Kosovës.

Sipas Mexhitit, qëndrimet e Vuçiqit ndaj Kosovës kanë qenë të ngurta dhe nuk i kanë shërbyer paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Ai vlerësoi se “Open Ballkan” është lënë në harresë dhe është bllokuar, duke pretenduar se iniciativa ka qenë në interes të Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *