“Protesta shpëtoi Shqipërinë nga zhdukja”/ Thirrja e pedagogut Lush Susaj: Dilni të gjithë në shesh! Jetojmë në mes të Europës, meritojmë dinjitet
Pedagogu Lush Susaj, ka bërë thirrjet që shqiptarët të dalin masivisht në protestën kundër Ramës.
Ai theksoi se kjo protestë i kthye shpresën Shqipërisë, dhe se e shpëtoi Shqipërinë nga zhdukja.
“Kjo protestë është shpëtimi i Shqipërisë. Kjo protestë e shpëtoi Shqipërinë nga zhdukja. Kjo protestë i bëri shqiptarët me reagu. Kjo është protesta e rinisë, i lutem të gjitha forcave politika të dalë nga mitra e përgjakur e partisë së punës, të qëndrojnë larg protestës.
Por kush është shqiptar e bij shqiptari ti bashkangjitet protestës. I bëj thirrje punonjësve të shkollave e universiteteve, çdo punonjës, nuk mund të cënohet. Jetojmë në mes të Europës dhe jo në mes të Afrikës…Dilni në protestë dhe largoni frikën.
I bëj thirrje fermerëve të lënë jashtë çdo kujdesi, emigrantëve që vijnë për pushime të vijnë në protestë. 35 % u vjedh qeveria, sepse korrupsioni ia ka vështirësuar jetën”, tha ai.
