OPINIONTË FUNDIT

Propozim i qëlluar që z. Dioguardi të propozohet për President, por pengesë është mosha

Fatkeqësisht, është në moshë dhe, fatkeqësisht, për këtë arsye nuk është në gjendje ta pranojë një ofertë të tillë, se përndryshe asnjë nga radhët e miqve amerikanë nuk do ta meritonte një mirënjohje si rezultat i kontributit të tij rreth inkorporimit të çështjes shqiptare në agjendat e politikës, bile, nga mospasja e njohurive themelore të nevojshme për kombin deri te prioriteti dhe përkrahja në të gjitha etapat, me theks të veçantë në raport me Serbinë, të cilës ia zbuloi fytyrën e shtetit armik me epshe gjenocidale, e cila u nis në aventurë për ta shfarosur popullin shqiptar të Republikës së Dardanisë.

Në asnjë moment nuk duhet harruar znj. Shirley Cloys Dioguardi, një intelektuale me njohuri të gjera në aspektin e marrëdhënieve ndërkombëtare, e cila ka shërbyer në shtete të ndryshme, si dhe ka punuar në bibliotekat më të shquara amerikane, e cila në vitin 1994 iu bashkëngjit vullnetarisht Lobit Shqiptaro-Amerikan.

Shqiptaro-amerikani nga trungu arbëresh, i mërguar si italo-amerikan, me të zbuluar origjinën e tij edhe si kongresmeni i parë me origjinë shqiptare në Kongresin Amerikan, në dy mandate, Dardania nuk ishte më e pa përfaqësues të denjë në mënyrën më të fuqishme, pasi ishte i respektuar nga kolegët/e të gjitha gjinive e të nacionaliteteve të ndryshme këtu në SHBA.

Po flas me kompetencë, mburrje dhe krenari, pasi më tepër se tri dekada e gjysmë dhe ende bashkëpunoj në cilësinë e anëtarit të Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane apo, siç e quajnë shkurt, Lobi Shqiptaro-Amerikan, i pari i themeluar në SHBA nën iniciativën e tij me disa shqiptaro-amerikanë.

Republika e Dardanisë (Kosovës), respektivisht, duhet t’ia paraqesë propozimin Parlamentit, në bazë të veprimtarisë mbi 36-vjeçare, i cili ka arsye dhe elemente të mjaftueshme që z. Joe Dioguardi të shpallet Hero i lobimit të çështjes shqiptare pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mikut, shpëtimtarit dhe gardianit tonë historik, pa marrë parasysh se cilat nga forcat politike ishin dhe janë në pushtet, qofshin Republikanë apo Demokratë, të cilat ishin në krye të kësaj superfuqie botërore.

Asnjë figurë politike amerikane apo shqiptare nuk ka pasur mundësi që t’i shpjegojë me kompetencë e përkushtim, si dhe t’i arsyetojë kërkesat e drejta të shqiptarëve në përgjithësi e atyre dardanë (kosovarë) në veçanti, për të ndërmarrë hapa politikë, diplomatikë e shtetërorë për të ndërhyrë kundër ndërmarrjes së veprimeve ushtarako-policore për t’i përzënë shqiptarët nga atdheu, ndërsa të mbeturit gjallë të ekzekutoheshin duke ushtruar gjenocid përmes spastrimit, siç propozoj znj. Paunoviq, ministrja në pushtet.

Liga, me në krye z. Dioguardi, gjatë gjykimit për gjenocid të kryekriminelit Sllobodan pranë Gjykatës së Hagës, Sllobodan Millosheviq, tani i ngordhur, ai shkoi me materiale të shkruara, me prova e dëshmi dhe, në të njëjtën kohë, ishte në mbrojtje të grupit të atëhershëm, si Haradinaj, Limaj, Balaj, Ibrahimaj etj.

Ishte zë i fuqishëm, i cili e zbuloi kriminelin lakuriq për burgosje, terror, vrasje dhe përzënie të qytetarëve duarthatë, i cili gjatë gjykimit e përmendi të vetmin emër të z. Dioguardi, i cili, siç e akuzoi ai, e “satanizoi” Serbinë.

Në SHBA, Lobi Shqiptar ishte i pari dhe i vetmi i cili e përkrahu UÇK-në, në një tubim të organizuar në shenjë mirënjohjeje në vitin 1998 për heroin Ardian Krasniqin, kur Liga publikisht u deklarua se e njeh, përkrah në të gjitha format, ku aty për aty filluan kontributet për fondin e luftës “Vendlindja Thërret”.

Ndihem i privilegjuar, pasi, si ndër më të vjetrit anëtarë të Bordit Ekzekutiv pas z. Dioguardi, ta bëj publike këtë komunikatë ndër më të rëndësishmet e asaj kohe, duke iu dhënë moral dhe fuqi të rejave dhe të rinjve, të cilët iu bashkëngjitën radhëve të UÇK-së. Moment historik, i cili do të shënohet në kalendarin e shumë datave tjera.

I shkrova këta pak rreshta për personalitetin e tij, për merita të larta kombëtare, i cili, në shenjë respekti, dashurie për Dardaninë (Kosovën) dhe historikun e dedikuar kësaj pjese të Dardanisë, ka shprehur dëshirën dhe e ka lënë amanet që, bashkë me bashkëshorten znj. Shirley Cloys Dioguardi, dëshirojnë që, kur të shkojnë në amshim, të varrosen në tokën dardane.

Për t’i shkruar këta pak rreshta më nxiti propozimi i një shqiptari, i cili e propozon z. Dioguardi për President të Republikës së Dardanisë (Kosovës).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *