Pronto-mafia që e vuri budallallëkun e diplomuar në shërbim të atdheut
Ka njerëz që hyjnë në politikë për t’i shërbyer atdheut. Ka të tjerë që hyjnë në atdhe për t’i shërbyer vetvetes. Të parët e shohin pushtetin si përgjegjësi; të dytët si mundësi për ta kthyer shtetin në pronë private, partinë në çiflig dhe patriotizmin në mburojë personale.
Këta të fundit zakonisht i kanë tri gjëra: një diplomë në mur, një kryetar në telefon dhe një atdhe në gojë. Kur u mungon dija, prodhojnë zhurmë jashtëzakonisht të lartë. Kur u mungojnë rezultatet, e valëvitin flamurin. Kur u kërkohet llogari, shpallin se po sulmohet kombi.
Kështu shfaqet figura e injorantit të diplomuar: njeriu që e ka dokumentin e dijes, por jo domosdoshmërisht edhe dijen; që e ka titullin, por jo domosdoshmërisht edhe kompetencën; që e ka postin, por jo domosdoshmërisht edhe aftësinë për ta ushtruar atë.
Ai mund të flasë për atdheun me solemnitetin e një heroi kombëtar, ndërsa kontributi i tij më i qëndrueshëm mund të jetë qëndrimi i përhershëm në pushtet.
Pronto-mafia nuk është vetëm histori telefonatash, emërimesh dhe pazaresh.
Është një mënyrë keqqeverisjeje ku besnikëria servile ndaj kryetarit vlen më shumë se merita, ku rekomandimi partiak vlen më shumë se profesionalizmi dhe ku bindja vlen më shumë se mendimi i pavarur.
Në këtë shkollë politike, aftësia është fakultative, por besnikëria e verbër kusht i pranimit. Provimi më i vështirë është të mendosh me kokën tënde. Prandaj, shumëkush e përfundon karrierën pa e dhënë kurrë provimin.
PROVIMI I FUNDIT: A DINI DIÇKA TJETËR PËRVEÇSE TA RUANI PORTOFOLIN DHE KARRIGEN?
Në një shtet normal, politikanët maten me rezultate. Në një shtet të kapur nga logjika e Prontos, maten me aftësinë për ta ruajtur postin dhe për ta paraqitur çdo dështim si komplot të armiqve.
Nëse nuk dinë ta menaxhojnë ekonominë, mbajnë ligjërata për historinë. Nëse nuk i reformojnë institucionet, flasin për sakrificat e luftës. Nëse qytetarët u kërkojnë llogari, i shpallin armiq të atdheut.
Çfarë komoditeti politik: të dështosh pa e humbur kurrë vetëbesimin, pa dhënë kurrë llogari dhe prapëseprapë të kërkosh mirënjohje. Ta mbash karrigen me të dyja duart dhe ta quash këtë sakrificë kombëtare.
Në këtë logjikë, dështimi bëhet keqkuptim, paaftësia shndërrohet në mungesë vlerësimi, nepotizmi pagëzohet si kujdes për njerëzit e afërt, ndërsa kapja e institucioneve e merr emrin e respektueshëm “stabilitet politik”.
Dhe stabiliteti, duhet pranuar, funksionon shkëlqyeshëm — sidomos rreth karrigeve. Kryetari mbetet kryetar, servilët mbeten servilë, të afërmit mbeten të afërt, ndërsa qytetari vazhdon të presë. Vetëm shteti e ka humbur disi orientimin: nuk di më nëse u shërben qytetarëve apo duhet t’u shërbejë atyre që e kanë marrë peng.
Pastaj këta njerëz na flasin për meritokracinë, me seriozitetin e dikujt që sapo e ka nënshkruar një dokument pa e lexuar fare.
Dhe nuk mjaftohen me kaq shumë turp, por edhe na shpjegojnë se vendi ka nevojë për profesionalizëm, për reforma dhe për të ardhme.
Sikur politika ta kishte një provim pranues, ata do të kërkonin që pyetjet t’ua përgatiste kryetari, që përgjigjet t’ua shkruante sekretari, që notën t'ua caktonte partia dhe që diplomën t'ua dorëzonin vetvetes. Në fund do ta mbanin një fjalim patriotik për suksesin e arritur.
Në rast dështimi, natyrisht, provimi do të shpallej antikombëtar.
Patriotizmi i vërtetë nuk ka nevojë të bërtasë. Ai dëshmohet me ndershmëri, me punë, me respekt për ligjin dhe me përgjegjësi ndaj qytetarëve.
Patriotizmi i rremë ka nevojë për mikrofon, për kamera dhe për një kundërshtar që mund ta shpallë tradhtar sapo t’i mbarojnë argumentet.
Për këta politikanë, atdheu është kartë politike që nxirret kur llogaritë nuk dalin. Flamuri bëhet perde, historia alibi, ndërsa qytetari një figurant që duhet të duartrokasë në çastin e duhur.
Por flamuri nuk e bën të ndershëm atë që e keqpërdor. Himni nuk ia shton kompetencën atij që nuk di të qeverisë. Dhe një fjalim për dëshmorët nuk e shndërron një emërim partiak në shërbim publik.
Këtu satira ime duhet ta heqë maskën: jo për ta vënë në dyshim patriotizmin, por për ta çliruar atë nga ata që e keqpërdorin si mburojë për interesat e tyre.
Atdheu nuk është pronë e kryetarit, partia nuk është trashëgimi familjare dhe institucionet nuk janë zyra private. Vota e qytetarit nuk është autorizim për të bërë çfarë të duash deri në zgjedhjet e ardhshme.
DIPLOMA MË E MIRË: TË DINI KUR DUHET TË LARGOHENI
Për disa politikanë ka ardhur koha e një pyetjeje të thjeshtë: A dini të bëni diçka tjetër përveçse të qëndroni në pushtet?
A dini të ndërtoni institucione që funksionojnë edhe pa ju? Ta pranoni një gabim pa e fajësuar kundërshtarin politik, ose popullin? Ta humbni një post pa e paraqitur veten si viktimë të kombit? Apo edhe derën do ta merrni me vete kur të largoheni?
Jo kushdo që hyn në politikë bëhet shtetar, ashtu siç jo kushdo që e merr një diplomë fiton dije. Dhe përsëritja e fjalës “atdhe” nuk ia jep askujt automatikisht të drejtën për ta përfaqësuar atë.
Nganjëherë, veprimi më patriotik është të ngrihesh nga karrigia. Përgjegjësia më e madhe është ta pranosh se nuk je i aftë. Ndërsa shërbimi më i mirë ndaj vendit është të mos i dalësh më përpara.
Për disa, largimi nga politika do të ishte arritja më e madhe e karrierës: një diplomë e fituar pa rekomandimin e partisë dhe pa ndërhyrjen e kryetarit.
“SI E SHPËTOVA ATDHEUN DUKE MOS E LËSHUAR KURRË KARRIGEN — DHE SI E NGATËRROVA KARRIGEN ME ATDHEUN.”
Ky do të ishte titulli i përsosur për një epokë që e ngatërroi shtetin me partinë, partinë me kryetarin dhe kryetarin me kombin.
Por historia nuk është sekretare e partisë që ta rregullon procesverbalin, as komisioni që ta njeh diplomën pa ta kontrolluar dijen. Ajo pyet çfarë ke bërë, çfarë ke ndryshuar dhe çfarë ke lënë pas.
Asaj nuk i mjaftojnë diplomat, rekomandimet dhe telefonatat nga zyrat e pushtetit. Në fund, mbeten rezultatet — dhe pasojat.
Prandaj, një kujtesë e fundit për ata që besojnë se atdheu u përket atyre që e përmendin më shpesh:
Atdheu nuk shpëtohet duke mos e lëshuar kurrë karrigen. Atdheu shpëtohet duke mos e kthyer karrigen e shtetit në pronë private.
Dhe kur e vetmja gjë që ke ende për t’i ofruar vendit është një fjalim tjetër për madhështinë tënde, ndoshta ka ardhur koha të largohesh pa e shpallur edhe largimin heroizëm kombëtar.
Për më shumë se një dekadë, në veriun e Kosovës politika e serbëve është bërë nga Beogradi. Lista Serbe nuk ka qenë thjesht një parti e komunitetit serb. Ka qenë dega e Partisë Përparimtare Serbe të Aleksandar…
A i duhet Shqipërisë një frymë e re? I dashur lexues, Kur një shoqëri përfshihet nga tensionet politike, protestat dhe pakënaqësitë qytetare, pyetja kryesore nuk duhet të jetë vetëm kush ka të drejtë në…
Ndryshimet politike në Serbi dhe pjesëmarrja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në zgjedhjet parlamentare e rikthejnë në vëmendje një çështje që nuk mund të trajtohet vetëm përmes numrave të…
Pa njohjen e së kaluarës, pa drejtësi për viktimat dhe pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, pajtimi i qëndrueshëm në Ballkan mbetet një sfidë e madhe. Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit 2026 në Serbi kanë…
Në cilësinë e përfaqësuesit të shoqërisë civile, e konsideroj të nevojshëm hapjen e një debati të gjerë publik mbi dorëheqjen e qeverisë Rama dhe mundësinë e një zgjidhjeje institucionale që garanton…
Dëmi më i madh që Edi Rama i ka shkaktuar shoqërisë shqiptare nuk matet vetëm me problemet ekonomike, korrupsionin apo dobësimin e institucioneve. Ai qëndron edhe në deformimin e sistemit të vlerave, në përmbysjen e hierarkisë së…
Të dielën mbrëma, ndërsa në Beograd festohej rënia e Aleksandar Vuçiqit, disa qindra të rinj qëndronin sërish para Kryeministrisë në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës. Të hënën, në…
Të dielën, 25 tetor, Serbia bëri atë që shumëkush në rajon e mendonte të pamundur: e largoi nga pushteti Aleksandar Vuçiqin përmes kutisë së votimit. Sipas rezultateve paraprake, Lista Studentore mori rreth 52.5 për qind të…
Të dielën në mbrëmje, Aleksandar Vuçiqi bëri atë që shumëkush në Prishtinë nuk e besonte: pranoi humbjen. Sipas projeksioneve të para, Lista Studentore merr rreth 52 për qind të votave dhe shumicën në Kuvendin e…
Në Hungari, pas 16 vitesh pushteti të pandërprerë, Orban humbi zgjedhjet. Në Serbi, pas më shumë se një dekade kontrolli pothuajse absolut, Vuçiçi pranoi mbrëmjen e së dielës humbjen ngase Lista e Studentëve kishte fituar…
Në orën 20 të mbrëmjes së djeshme në Serbi u mbyllën qendrat e votimit dhe ish-presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, njoftoi paraprakisht se diku nga ora 11.00 e asaj mbrëmjeje do të komunikonte fitoren e partisë së tij…
Në dy shkrimet e mia paraprake, kam bërë një analizë më të detajuar lidhur me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara, kurse tani do të përmendi një arsye komplementare se, a do të mund të zbatohet ky ligj,…
Dje në Serbi, fituesi i madh i zgjedhjeve parlamentare ishte lëvizja opozitare studentore, e njohur si “Lista e Studentëve”. Ajo e mundi kampin politik radikal-nacionaliste të Aleksandar Vuçiçit, i cili në pushtet është që nga viti…
Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, me humbjen e kampit të Aleksandar Vuçiqit dhe fitoren e listës së udhëhequr nga studentët sipas rezultateve paraprake, hapin një kapitull të ri politik për Beogradin. Ky zhvillim nuk…
Në Ballkanin Perëndimor, ku demokracia, sundimi i ligjit dhe integrimi evropian vazhdojnë të përballen me sfida të rëndësishme, debati mbi përqendrimin e pushtetit dhe tiparet autoritare të udhëheqjes politike mbetet thelbësor. Në…
Fitorja e aleancës studentore në Serbi më 25 tetor 2026 ishte një dëshmi e re se serbët e grekët, përgjithësisht popujt e tjerë, kanë patriotizëm e nacionalizëm me zemra, bindje, vepra, vota…! Ndërsa tek ne, shumica e popullit…
Humbja e partisë së Aleksandër Vuçiqit në Serbi pas 14 vitesh në pushtet, është e mirëseardhur. Nuk do të thotë se pritet shumë ndoshta edhe nga Lista Studentore, por kjo mbetet të shihet. Mendja më thotë se duhet të…
Sa herë që Austria feston Ditën e saj Kombëtare, më vjen ndërmend Princi Eugen, ai që e mbrojti këtë vend të bukur dhe vetë civilizimin europian. Ashtu siç bëri më parë Gjergj Kastrioti, "Athleta Christi",…
Me qeverisjen dhe udhëheqjen e tanishme, Kosova nuk mund të integrohet në Bashkimin Europian dhe as të anëtarësohet në NATO. Kjo ndodh sepse, me njerëz që trurin e tyre e kanë të lidhur me ideologjinë islamike dhe shohin ëndrra…
Rënia e Aleksandar Vuçiqit pas 14 vjetësh në pushtet u prit me lehtësim në shumë kryeqytete të rajonit. Por për shqiptarët – si për ata të Luginës së Preshevës, ashtu edhe për Kosovën – pyetja nuk…
Serbia hyri natën e së dielës në një epokë të re politike. Pas 14 vjetësh pushtet të pandërprerë të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Aleksandar Vuçiq pranoi humbjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke ia…
Më 24 tetor, dita e dymbëdhjetë e protestës studentore në Tiranë u mbyll me 23 persona që kërkuan ndihmë mjekësore: trembëdhjetë protestues, gjashtë policë, tre gazetarë dhe një deputet. Një i ri u operua…
Humbja e atdhetarit Osman Osmani, birit të Kosovës dhe të kombit shqiptar, nga Morina e Gjakovës, është e thellë dhe e dhimbshme, veçanërisht për ata prej nesh që patën fatin ta njihnin personalisht, të punonin me të dhe ta…
Një ditë para se të përballej me votuesit e vet, Aleksandar Vuçiqi gjeti kohë të mbronte Edi Ramën nga protestuesit në Tiranë. Kjo nuk ishte rastësi. Për më shumë se një dekadë, kryeministri shqiptar dhe lideri serb…
Në kuadrin e operacionit të OKB-së “Alba”, Turqia kishte dislokuar në Zall-Herr, Shqipëri, 900 trupa. Zonat e veprimit ishin në mbrojtje të aeroportit të Rinasit, të zonës perëndimore të Tiranës dhe të aksit rrugor…
Edi Rama, pushteti nuk është pronë private dhe Shqipëria nuk është pronë e askujt. Karriget e pushtetit mund të duken të përjetshme për ata që janë ulur gjatë në to, por historia ka treguar se asnjë pushtet nuk…
Të shtunën, Tirana përjetoi ditën më të rëndë të protestave që nga mesi i tetorit. Ministria e Shëndetësisë raportoi 13 të lënduar: protestues, disa prej tyre me dëmtime në sy, policë, dy gazetarë dhe…
Sot, Erjon Vishkulli është fytyra e vërtetë kurajoze dhe frymëzuese e djalërisë shqiptare, që nuk pranon të heshtë edhe kur përballet me jetën nga një rregjim autokrat, represiv dhe gjakatar, si kjo e një sundimtari patologjik,…
Revolta masive dhe protestat studentore kanë treguar se zgjedhjet parlamentare të së dielës mund të jenë vendimtare për të ardhmen e Serbisë. Sipas analistëve serbë, ekziston një forcë e re politike, e përfaqësuar nga…
Serbia voton nesër, më 25 tetor, në zgjedhje të parakohshme parlamentare që mund ta trondisin pushtetin katërmbëdhjetëvjeçar të Aleksandar Vuçiqit. Për herë të parë pas shumë vitesh, rezultati nuk dihet…
Edhe Josip Broz Tito, një nga udhëheqësit më të njohur komunistë të shekullit XX, e kuptonte rëndësinë e rinisë dhe rolin e saj për të ardhmen e ish RSFJ-së. Ky gjatë protestave studentore të vitit 1968, e pati pranuar…
1. Hyrje Historia e albanologjisë evropiane dëshmon se zhvillimi i studimeve shqiptare është ndërtuar në një dialog të vazhdueshëm ndërmjet studiuesve shqiptarë dhe atyre të huaj. Nga Johann Georg von Hahn, Gustav Meyer dhe Norbert Jokl…
Universiteti i Tiranës, i themeluar më 1957, ka një histori të rëndësishme në zhvillimin e arsimit dhe të shkencës shqiptare. Për shumë dekada, ai ka formuar specialistë, studiues dhe personalitete që kanë kontribuar në…
Ka pamje që të tronditin, skena që të lëndojnë shpirtërisht dhe momente që të bëjnë të pyesësh me dhimbje: Ku po shkon Shqipëria dhe çfarë të ardhmeje po ndërtojmë për brezat që…
1. Operacioni „Veles”: Manovra nëntokësore prapa pozicioneve ruse Sipas një njoftimi të Korpusit të Dytë të Gardës Kombëtare të Ukrainës, të njohur si „Khartia”, ushtarët ukrainas kanë përshkuar…
Marrëveshja e arritur në Prishtinë, më 29 shtator 2026, ndërmjet tetë partive politike shqiptare për krijimin e një liste të përbashkët zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, që mbahen më 25 tetor,…
Në fotografinë zyrtare të samitit në Budvë të Malit të Zi, liderët e rajonit qëndrojnë krah për krah përpara flamujve të vendeve të tyre. Në rreshtin e parë është edhe kryeministri i Republikës së…
Lidhjet me diasporën, turizmi dhe zhvillimi i aviacionit i japin peshë strategjike një transportuesi të Kosovës. Menaxhimi profesional dhe financimi i qëndrueshëm mund ta kthejnë këtë ambicie në një investim me vlerë për…
Pas vitit 1924 asnjë qeveri shqiptare nuk e ngriti zyrtarisht çështjen e shqiptareve të Kosovës në Lidhjen e Kombeve, ndërkohë që çështja çame u ngrit edhe në vitet 1928 dhe 1934-1935. Qeveritë e Zogut e trajtuan atë…
BELLE, DEÇAN – Në katundin Belle të Mesme, në një nga vendbanimet me histori të pasur të trevës së Deçanit, ka nisur rikthimi në jetë i një monumenti me rëndësi për trashëgiminë kulturore dhe…
Nesër shqiptarët e Luginës votojnë pa asnjë ulëse të garantuar, vetëm pjesëmarrja vendos sa zë do të kenë Në vitin 2020, uniteti solli tri ulëse. Kur garuan të ndarë, shqiptarët fituan vetëm…
Me rastin e 155-vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës (1871–2026), në vend të një urimi të zakonshëm përkujtimor, po sjellim një dëshmi historike që ndriçon një dimension të rëndësishëm të…
Kur politika përpiqet të diktojë rregullat e debatit, qëndrimi i medias ndaj çdo forme presioni bëhet një çështje parimore e demokracisë. Por misioni i saj i vërtetë fillon aty ku përfundon zhurma e pushtetit dhe nis dëgjimi…
Sa e kanë për zemër “Lirinë e Kosovës” të gjithë ata politikanë shqiptarë, të cilët e deshtën madhështinë e tyre përpara ndërkombëtarëve, por në dëm të shtetit…
Prej një kohe të gjatë, sidomos në "epokën e demokracisë e të kapitalizmit" alla PS, ndeshesh, njihesh, debaton me plot politikanë, pushtetarë, zyrtarë, qytetarë dhe fshatarë të thjeshtë "të majtë",…
Për 135 ditë me radhë, rinia patriotike shqiptare protestoi paqësisht për liritë dhe të drejtat qytetare, për patriotizmin, demokracinë, shtetin ligjor, dinjitetin, antikrizën dhe antikorrupsionin. Më kryesorja, ajo që e dalloi…
Behajdin Allaqi, profesor gjimnazi nga Prizreni dhe një nga anëtarët e LPRK-së që morën pjesë në themelimin e UÇK-së, u zhduk më 11 qershor 1998. Trupi i tij nuk është gjetur kurrë. Më 16 shtator 2026, Dhomat e…
Kur nuk të do populli, nuk të do as Zoti!
Aleati i Vuçiqit në Tiranë: Çfarë humb Rama nëse bie Beogradi
Një kërcënim i ri për Shqipërinë.1997-ta. Një udhëtim i vështirë
Osman Osmani, biri i shqiptarisë
Pronto-mafia që e vuri budallallëkun e diplomuar në shërbim të atdheut
Legjenda e përkrenares së Skënderbeut: Dhurata e nënës arbërore që u bë simbol i kombit dhe i krenarisë
Pse kaq zemërim në Shqipëri?
Lugina e Preshevës në udhëkryq: Bashkimi politik, autoktonia dhe kufizimet e përfaqësimit parlamentar
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….
Bianca Censori ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje të guximshme, duke u shfaqur me një bodysuit të ngushtë pas…
Kylie Jenner ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, duke vënë në pah linjat trupore me një kostum…
