Problemi shëndetësor prek gjithë familjen e saj, Sara Gjordeni: Kujdes, mos lini fëmijët t’i puthë kushdo!
Sara Gjordeni ka ndarë me ndjekësit një shqetësim shëndetësor që ka prekur të gjithë familjen e saj. Ish-banorja e “Big Brother VIP” ka treguar se ajo, partneri i saj, këngëtari Bardhi, dhe vajza e tyre, Nea, po përballen me një infeksion të syve që po u shkakton shqetësime të konsiderueshme.
Përmes disa postimeve në Instagram, Sara e ka përshkruar gjendjen si një lloj “gripi të syve”, duke treguar se simptomat përfshijnë skuqje, ënjtje, dhimbje dhe vështirësi në shikim. Sipas saj, rikuperimi mund të zgjasë për javë të tëra.
Ajo ka vënë në dukje gjithashtu se ka marrë shumë mesazhe nga persona që po përballen me të njëjtin problem, duke ngritur shqetësimin se infeksioni mund të jetë përhapur gjerësisht.
Problemi shëndetësor prek gjithë familjen e saj, Sara Gjordeni:
“Ruajini fëmijët të mos prekin këdo ose të mos i puthë kushdo. S’e keni idenë sesa persona më shkruajnë në ditë për këtë gjë. Dukshëm është diçka në masë”, ka shkruar Sara në një prej mesazheve të saj.
Ish-banorja ka përmendur edhe dhimbjen, djegien dhe ënjtjen në zonën përpara veshëve. Ajo ka treguar se po përpiqet të mbajë syze dhe të shmangë ekspozimin e syve për shkak të shqetësimeve që po përjeton. Problemi shëndetësor prek gjithë familjen e saj, Sara Gjordeni:
Deklarata e saj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, veçanërisht për shkak se problemi shëndetësor ka prekur jo vetëm atë, por edhe partnerin dhe vajzën e tyre.
Sara nuk ka dhënë më shumë hollësi për diagnozën apo trajtimin, ndërsa këshilla e saj kryesore për prindërit ka qenë të tregojnë kujdes me kontaktet e fëmijëve me persona të tjerë.
