TË FUNDIT

​Presidentja e dekretoi Ligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë, Haxhiu: Çdo pasuri duhet të ketë burim të ligjshëm

Presidentja e Kosovës Justina Shiroka-Pula dekretoi shpalljen e Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Këtë dekret ia dërgoi kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila tha se ky ligj po hyn në fazën e zbatimit.

“Dy javë pas miratimit në Kuvend, Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme po hyn në fazën e zbatimit, sot pranova nga Presidenca dekretin për shpalljen e tij.

Për secilin që ushtron funksion publik, është e qartë se çdo pasuri duhet të ketë burim të ligjshëm dhe të dokumentuar.

Kuvendi do ta përcjellë nga afër ngritjen e Byrosë. Qytetarët do ta matin këtë ligj me rezultatet që do të japë”, shkroi në Facebook, Haxhiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *