TË FUNDIT

Presidentja Albulena Haxhiu cakton Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë

U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka caktuar kryetarin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurtin, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në njoftimin e saj, Haxhiu bëri të ditur se vendimi është marrë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe pas propozimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
“Z. Kurtit i uroj sukses në ushtrimin e përgjegjësive që burojnë nga besimi i qytetarëve, si dhe në formimin sa më të shpejtë të Qeverisë, në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, thuhet në njoftimin e u.d. Presidentes.
Me këtë vendim, Kurti tashmë ka marrë mandatin për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *