POLITIKATË FUNDIT

Presidenti kroat ia zgjatë dorën presidentes Shiroka-Pula: Bashkë me ne në NATO dhe BE!

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, i ka dërguar një letër urimi të sinqertë presidentes së sapozgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka Pula, duke rikonfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe mbështetjen e vazhdueshme të Zagrebit zyrtar për euroatlantizmin e Kosovës.

Në mesazhin e tij urues, kreu i shtetit kroat theksoi përkushtimin e plotë të vendit të tij për të ndihmuar Kosovën në proceset integruese dhe në fuqizimin e pozicionit të saj ndërkombëtar. > “Kroacia do të vazhdojë të mbështesë integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe formatet e bashkëpunimit rajonal, me theks të veçantë në anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Shpresoj për një mundësi të shpejtë për një takim personal dhe shkëmbim pikëpamjesh mbi perspektivat e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve tona”, ka shkruar ndër të tjera në letrën e tij Milanoviq.

Kroacia konsiderohet si një nga partnerët më të qëndrueshëm të Kosovës në rajon, duke mbështetur vazhdimisht sovranitetin, integrimin evropian dhe konsolidimin e pranisë së Prishtinës në mekanizmat ndërkombëtarë.(INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *