“Prej sot e di ku e kam”: Motra e Adem Ademit pas identifikimit të eshtrave të tij
Analizat e ADN-së konfirmuan identitetin e tre personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, mbetjet mortore të të cilëve u gjetën gjatë gërmimeve në Kalludër dhe Jabukë, në veri të vendit.
Bëhet fjalë për Adem Ademin, Fatmir Fazliun dhe Ali Halitin, pjesëtarë të të ashtuquajturit “Grupi i Intelektualëve”, të cilët u zhdukën në prill të vitit 1999, në zonën e Zubin Potokut.
Identifikimin e tyre e bëri të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se për rezultatet ishte njoftuar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.
Lutfije Ademi Vokshi, motra e kirurgut Adem Ademi, thotë për Radion Evropa e Lirë se lajmi për identifikimin e mbetjeve mortore të vëllait ishte i rëndë për familjen, e cila për më shumë se 27 vjet kishte ruajtur shpresën se ai mund të ishte ende gjallë.
“Për mua, prej sot përfundon pyetja: ‘ku është?’. Tani e di ku e kam. Uroj që edhe për të gjithë familjarët e personave të zhdukur të marrë fund kjo pyetje: ‘ku e kam familjarin tim?’” , thotë ajo.
“Pas 27 vjetësh pritjeje, një vend për t’i çuar lule”
Adem Ademi ishte njëri nga 23 intelektualët shqiptarë që u zhdukën në prill të vitit 1999, gjatë luftës në Kosovë, në zonën e Zubin Potokut.
Në mesin e tyre kishte veprimtarë, profesionistë dhe figura tjera publike nga rajoni i Mitrovicës.
Për 27 vjet, motra e tij, Lutfije Ademi Vokshi, priti të mësonte për fatin e vëllait.
Ajo thotë se identifikimi i mbetjeve mortore i ka dhënë fund pasigurisë shumëvjeçare, por se lehtësimi i dhimbjes do të vijë vetëm pas varrimit.
“Lehtësimi besoj se do të vijë pas kësaj, kur të kryhet ceremonia, ta dimë ku e ka varrin, t’ia çojmë një buqetë me lule. Besoj se pjesa tjetër e lehtësimit të dhimbjes do të vijë pas varrimit të tij”, thotë ajo.
Lutfija shpreson që sa më shpejt të zbardhet edhe fati i personave të tjerë të zhdukur, në mënyrë që familjet e tyre të gjejnë sadopak qetësi.
“Plaga mbetet e hapur, dhimbja mbetet e njëjtë për mungesën e familjarit. Mirëpo, mjafton që ta dinë ku e kanë dhe të mos pyesin më: ‘ku është?’’”, shprehet ajo.
Edhe djali i Ademit, Erblin Ademi, shkroi në rrjetet sociale se familja tani ka mundësinë t’i japë babait lamtumirën dhe nderimin që meriton.
Gërmimet dhe hetimet për zhdukjen e 23 intelektualëve
Gërmimet në tri lokacione në Jabukë dhe Kalludër, në veri të Kosovës, nisën në fund të korrikut.
Gjatë tyre u gjetën mbetje mortore që dyshohej se u përkisnin të paktën 23 personave, përfshirë anëtarë të “Grupit të Intelektualëve”.
Sipas Lutfije Ademi Vokshit, mbetjet mortore të vëllait të saj u gjetën në Jabukë.
“Në mesin e të gjitha të këqijave, më e mira është që Ademin e kanë gjetur të kompletuar, e ka të gjithë trupin”, thotë ajo.
Më herët, në shtator, ishte konfirmuar edhe identifikimi i mbetjeve mortore të veprimtarit politik, Idriz Rrecaj, gjithashtu pjesëtar i “Grupit të Intelektualëve”.
Lidhur me zhdukjen e 23 intelektualëve janë arrestuar deri më tash 13 persona.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se zbulimi i varrezave masive në tri lokacionet në veri ka ardhur pas një hetimi dyvjeçar për krime të dyshuara lufte.
Pas përfundimit të gërmimeve, mbetjet mortore janë dërguar në Hagë për identifikim, përmes analizave të ADN-së.
Sipas Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, më shumë se 1.500 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999.
Instituti ka dokumentuar gjithsej 12.230 viktima të luftës.
Kosova dhe Serbia kanë miratuar në maj të vitit 2023 një deklaratë për personat e zhdukur, e cila parasheh bashkëpunim për zbardhjen e fatit të tyre, përfshirë qasjen në dokumente dhe informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e varrezave masive.
Megjithatë, zbatimi i saj është përballur me vonesa dhe mospajtime mes palëve.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se janë identifikuar mbetjet mortore të tre qytetarëve shqiptarë, Adem Ademi, Fatmir Fazlija dhe Ali Haliti, të njohur si “Grupi i…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se analizat e reja të ADN-së nga zhvarrosjet në Kalludër dhe Jabukë kanë konfirmuar identitetin e tre personave të vrarë gjatë luftës së fundit në…
Ministrja Fitore Pacolli ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në seancën përgatitore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me padinë që ka paraqitur ndaj Asdren Shalës për shpifje dhe fyerje. Përmes një…
Aleanca ka reaguar ndaj emërimeve të fundit në shërbimin diplomatik të Kosovës, duke ngritur dyshime për nepotizëm dhe lidhje familjare e politike të personave të emëruar në ambasada dhe konsullata. Në një reagim të…
Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, u mbajt festa tradicionale “Darka e Lamës”. Me këtë rast, në një fjalë para të pranishmëve Presidentja Shiroka Pula, ka thënë se…
Viti 2028 shënon përmbylljen e një prej proceseve më të rëndësishme në historinë e sigurisë së Kosovës, transformimin dhjetëvjeçar të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri me kapacitete…
Avokati Korab Sejdiu ka reaguar lidhur me ngritjen e aktakuzës ndaj të dyshuarit për vrasjen e Diana Kastratit, e cila u vra para më shumë se 15 vjetësh. Përmes një shkrimi në Facebook, Sejdiu ka theksuar se ngritja e aktakuzës nga…
Një delegacion i Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar (DDKG), në përbërje të presidentit Erhard Bühler dhe sekretarit të përgjithshëm Gazmend Rushiti, ka qëndruar në Kosovë nga 27 deri më 29 tetor, me qëllim të thellimit…
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka informuar se janë pranuar raporte të reja të ADN-së, mbi bazën e të cilave janë identifikuar Adem (Fazli) Ademi, Fatmir (Bajram) Fazliu, dhe Ali (Islam) Haliti, pjesë e Grupit të…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ku temë kryesore ishte procesi i anëtarësimit të Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se janë identifikuar edhe tre persona të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, pas pranimit të raporteve të reja të analizave të ADN-së. Përmes një postimi, Kurti bëri të…
Njohësi i çështjeve politike, Shkëlqim Jakupi ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të dëgjojnë zërin e protestuesve për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe të ndërmarrin masa konkrete për përmirësimin e…
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot me ceremoni të larta ushtarake në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, Gjeneral Majorin Osborn, Agjutantin e Përgjithshëm të…
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot me ceremoni të larta ushtarake në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, gjeneralmajorin Osborn, agjutantin e përgjithshëm të…
Aleanca ka reaguar përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook lidhur me shpenzimet për importin e energjisë elektrike, duke theksuar se mbi 1 miliard euro të qytetarëve të Kosovës kanë shkuar për blerjen e energjisë nga…
Me vërshëllima e brohori, protestuesit parakaluan në sheshin e Prishtinës për të shtatën natë me radhë, për të vijuar drejt qeverisë, në kërkim të drejtësisë për Arlinda Zekajn. Me parullën…
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit I.A, i cili dyshohet për sulm ndaj personit zyrtar dhe asgjësim apo dëmtim të pasurisë. Gjykata tha se kishte dyshim të bashkuar se i pandehuri kishte…
Gjatë ditës së djeshme është raportuar për ndryshime të shumta në udhëheqjen e Policisë së Kosovës. Nga Policia e Kosovës, është thënë se PK’ja, është organizatë dinamike dhe në…
Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), një delegacion nga Komanda Mbështetëse e FARSH-së,…
Organizatori i protestës kundër kryeministrit Albin Kurti, Durim Aliu, ka konfirmuar për Ekonomia Online se protesta e paralajmëruar për sot është anuluar. Aliu ka bërë të ditur se arsyeja e anulimit është mungesa e lejes nga Policia e…
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Berlin, ku është i ftuar si panelist në debatin e nivelit të lartë me temën “Parandalimi përmes vigjilencës: Si të frenohet…
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka pritur në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, me të cilin ka diskutuar për një sërë çështjesh me rëndësi institucionale dhe shoqërore. Përmes një postimi,…
Ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, ka takuar zinxhirin komandues të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin…
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka zhvilluar një takim në Berlin me Ministrin e Shtetit për Evropën në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Gunther Krichbaum. Sipas njoftimit, në…
Kjo pasi në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas…
Kryeprokurori i Shtetit, z. Zejnulla Gashi, së bashku me prokurorin special, z. Bekim Kodraliu, njëherësh prokuror i çështjes në rastin e Astrit Deharit, kanë pritur në takim familjen e të ndjerit Astrit Dehari. Gjatë takimit, Kryeprokurori i…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, komentoi rrugëtimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian dhe rolin rajonal të Serbisë. Ai në intervistën për Euronews Enlargement Summit në Bruksel tha se ndonëse integrimi i Serbisë…
Kriza e zgjatur politike dhe institucionale në Kosovë pritet të reflektohet edhe në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2026, i cili pritet të publikohet zyrtarisht më 4 nëntor. Sipas draft-raportit që është bërë publik dhe…
Serbia ndodhet në "errësirë" sa i përket politikës që do të ndjekë ndaj Kosovës pas fitores së listës studentore në zgjedhjet parlamentare. Kështu vlerëson politikani serb Nenad Çanak, ish-deputet dhe…
Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti aktakuzë ndaj A.J., të dyshuarit për vrasjen e Diana Kastratit, 15 vjet pasi ajo u vra me armë zjarri në Prishtinë. Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Prokuroria Themelore në Prishtinë,…
Policia e Kosovës do të nisë kthimin e patentave të shoferëve të mbajtura përkohësisht, pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme që kufizon mbajtjen fizike të tyre në maksimum 8 ditë. Megjithatë, Policia ka sqaruar se kthimi i…
Brahim Demiri, i dyshuari kryesor për vrasjen e djalit të tij, 27-vjeçarit Adonis Demiri, në fshatin Demiraj të Gjilanit, e ka mohuar fajësinë para hetuesve policorë. Sipas informacioneve nga hetimi, ai ka deklaruar se trupat e djalit dhe të…
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, presidentja Justina Shiroka Pula dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, janë vaksinuar kundër gripit sezonal në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë. Me këtë rast,…
Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike ka lansuar Platformën Nacionale të Identitetit Elektronik dhe Kuletës Dixhitale. Kjo u cilësua si tranformim i rëndësishëm dixhital, duke mundësuar qytetarëve dhe bizneseve identifikimin…
Deputetët e opozitës kanë adresuar një serë kritikasht ndaj funksionimit të Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës, duke pretenduar për parregullsi në udhëheqjen e këtij institucioni, pamundësim të ushtrimit të…
Komisioni për Shëndetësi, në mbledhjen e së martës, ka miratuar kërkesën që drejtori i SHSKUK-së dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të paraqesin brenda 2 javësh raporte me shkrim për listat e pritjes së…
Ministria e Ekonomisë dhe Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë kanë formalizuar një marrëveshje të re financiare në vlerë prej 1 milion eurosh, me synim zgjerimin e investimeve dhe programeve për kursimin e energjisë…
Policia e Kosovës ka njoftuar se do të nisë kthimin e patentë-shoferëve të cilët janë marrë përkohësisht nga policia dhe për të cilët ka kaluar afati ligjor i mbajtjes prej tetë ditësh. Ky veprim vjen pas Aktgjykimit…
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion po vazhdon mbledhjen me pjesëmarrjen e deputetëve të opozitës, në mungesë të përfaqësuesve të shumicës parlamentare, të cilët kanë kërkuar…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pas kritikave të këtij të fundit ndaj aksionit të VV-së para Prokurorisë. Kërçeli ka thënë se veprimet e…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas denoncimit të Lëvizjes Vetëvendosje në Prokurorinë Speciale lidhur me kontratën e ndriçimit publik “Smart”, duke e cilësuar këtë veprim si “show…
Arben Fetoshi, drejtor i Institutit “Octopus”, ka ngritur shqetësime për afrimin ideologjik mes qarqeve ruse dhe disa figurave të teologjisë islame, duke e cilësuar atë si përpjekje për t’i dhënë Rusisë një rol të…
Shefi i Asamblesë së Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, së bashku me deputetin e kësaj partie, Ilir Kërçeli, kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale një denoncim lidhur me kontratën…
Shoqja e Arlinda Zekajt, Ana Zhubi, e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar sërish për rastin e vrasjes së saj. Përmes një postimi në Facebook, Zhubi ka kërkuar që edhe ish-vjehrra e Arlinda Zekajt të…
Ministri Andin Hoti ka pritur në takim përfaqësuesit e Lidhjes së Invalidëve, Viktimave Civile dhe të Zhdukurve në Kosovë (LIVCZHK), të udhëhequr nga drejtori Mustafë Prenku. Gjatë takimit janë diskutuar çështje…
Kapiteni i Policisë së Kosovës, Fatmir Balaj, e ka cilësuar si keqkuptim kërkesën që zyrtaret policore të gjinisë femërore t’i dorëzojnë kapelat e uniformës, në mënyrë që ato t’i huazohen…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dje ka emëruar znj. Edona Podrimja në pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e Shëndetësisë. Edona është anëtare e PLE-së, Partisë së…
Prokuroria kërkon paraburgim për ish-bashkëshortin e Arlinda Zekaj
Agim Veliu rrëfen bisedën e fundit me Ukë Bytyçin para se të vritej
Haxhiu sot në Maqedoninë e Veriut, takime me krerët më të lartë shtetërorë
Maqedonci takon gjeneralmajorin Nawrat, në fokus forcimi i mbrojtjes së Kosovës
Republika e Kosovës: nga mbijetesa kombëtare deri te sfidat e ndërtimit të shtetit
Në rastin e zgjedhjeve lokale 2025-2026 nuk ka vend për triumfalizëm në AKI
Hungaria hap dosjet e Sigurimit – Shqipëria ende thërret “Poshtë komunizmi”
Lufta e OJQ-ve me rilindasit dhe letërsinë shqiptare
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Aktorja e njohur, Demi Moore, ka tërhequr vëmendjen në ceremoninë prestigjioze CFDA Fashion Awards, ku u shfaq me një veshje…
Kris Jenner ka ndarë një urim emocionues për vajzën e saj, modelen e njohur Kendall Jenner, me rastin e ditëlindjes së…
