Policia shpërndan protestuesit, nis pastrimi i Bulevardit në Tiranë
Pas orë të tëra përplasjeje në ditën e 12-të të protestave në Tiranë, gjendja në terren duket se është qetësuar.
Ndërhyrja e forcave të rendit ka bërë të mundur largimin e turmës që ushtronte akte dëmtuese përgjatë akseve kryesore.
Sipas pamjeve nga terreni, në vendngjarjet ku u zhvilluan përplasjet kryesore janë pothuajse plotësisht të lira dhe bëhet me dije se momentalisht rrugët e Tiranës janë të boshatisura prej protestuesve.
Paralelisht me normalizimin e qarkullimit, ka nisur puna për skanimin e dëmeve të shkaktuara në hapësirat publike. Veçanërisht në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka nisur pastrimi nga gurët dhe sendet e tjera të forta të hedhura gjatë protestave.
Ndërkohë, Policia e Shtetit ka arrestuar disa protestues pas akteve vandale në kryeqytet. /RTSH
