TË FUNDIT

Policia: Protesta u zhvillua pa incidente, faleminderit qytetarëve

Policia e Kosovës ka thënë se protesta e organizuar në Prishtinë sot, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, është zhvilluar e qetë dhe pa incidente.

Policia ka thënë se ka ndërmarrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e protestës ku ka falenderuar pjesëmarrësit .

“Policia e Kosovës falënderon organizatorët dhe mijëra qytetarë pjesëmarrës për qytetarinë, kulturën dhe sjelljen paqësore të treguar, e në veçanti për respektimin e udhëzimeve të dhëna nga zyrtarët policorë gjatë pjesëmarrjes në protestë dhe qarkullimit në trafikun rrugor. Protestimi në mënyrë të qetë, sjellja e përgjegjshme dhe respektimi i udhëzimeve policore kontribuuan në mbarëvajtjen e qetë dhe të sigurt të protestës paqësore”, thuhet nga Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *