Policia: Mos u besoni dokumenteve dhe mesazheve të falsifikuara
Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët se janë duke qarkulluar mesazhe mashtruese dhe dokumente të falsifikuara, të cilat në mënyrë të paautorizuar përdorin emrin, logot, vulat dhe nënshkrime të falsifikuara të institucioneve të Kosovës.
Policia ka sqaruar se dokumenti i publikuar nuk është njoftim zyrtar i Policisë së Kosovës, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos u përgjigjen kërkesave të tilla.
Policia e Kosovës njofton qytetarët se janë duke qarkulluar mesazhe mashtruese dhe dokumente të falsifikuara, të cilat në mënyrë të paautorizuar përdorin emrin, logot, vulat dhe nënshkrimin fals të institucioneve të Kosovës.
Policia e Kosovës sqaron se dokumenti i publikuar nuk është njoftim zyrtar i Policisë së Kosovës dhe qytetarët nuk duhet t’iu përgjigjen kërkesave të tilla.
Ftojmë qytetarët që të mos ndajnë të dhëna personale, të mos dërgojnë dokumente apo informacione përmes adresave të dyshimta dhe të mos ndërmarrin veprime bazuar në mesazhe të tilla.
Policia e Kosovës është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për trajtimin e rastit dhe identifikimin e personave përgjegjës. Për çdo informacion zyrtar, qytetarët duhet t’iu referohen vetëm kanaleve zyrtare të institucioneve.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj mbrojtjes së qytetarëve, informimit të saktë dhe parandalimit të çdo forme të mashtrimit dhe keqpërdorimit të identitetit institucional.
KËSHILLA PËR MESAZHE ME PËRMBAJTJE MASHTRUESE
Mos klikoni në linqe të dyshimta.
Mos jepni të dhëna bankare apo personale.
Mos hapni faqe që kërkojnë pagesa përmes SMS-ve.
Në rast se pranoni mesazhe të tilla:
Fshijeni menjëherë.
Raportojeni tek autoritetet përkatëse.
Kontaktoni bankën nëse keni ndarë të dhëna.
Raportoni përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose telefononi në 192.
