TË FUNDIT

Policë serbë për të shtypur protestat në Tiranë? Policia e Shtetit del me njoftim zyrtar

Një pretendim i përhapur në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime, pasi u aludua se në protestën e studentëve në Tiranë ishin angazhuar edhe efektivë policie nga Serbia.

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht në orën 00:35 të datës 16 tetor, duke i mohuar kategorikisht këto pretendime.

Sipas deklaratës, në protestën e 15 tetorit janë angazhuar vetëm punonjës të Policisë së Shtetit shqiptar, sipas planit të masave të sigurisë.

Policia i cilëson informacionet e përhapura si të pavërteta dhe dashakeqe, duke deklaruar se ato synojnë të nxisin tensione dhe mosbesim te qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *