Po trajtohej në QKUK, vdes fëmija që u lëndua në aksidentin mes dy veturave në Gjakovë
Një fëmijë ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën “Tirana” në Gjakovë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur më 24 nëntor, rreth orës 17:25, ku janë përfshirë dy automjete, njëri me targa të Shqipërisë dhe tjetri me targa vendore.
Si pasojë e aksidentit, pesë persona kishin pësuar lëndime trupore, tri femra dhe dy meshkuj.
Njëri nga të lënduarit, i dyshuari që drejtonte automjetin me targa të Shqipërisë, pas tretmanit mjekësor ishte dërguar në mbajtje, ndërsa të lënduarit e tjerë kishin pranuar trajtim mjekësor.
Policia ka bërë të ditur se më 24 nëntor është raportuar se fëmija, i cili po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndërruar jetë.
“Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/
