POLITIKATË FUNDIT

“Po diskutojmë me PDK-në për të gjetur pajtueshmëri”, Nagavci rreth Ligjit të Speciales

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është duke zhvilluar diskutime me PDK-në si parti iniciuese për projektligjin për Dhomat e Specializuara në Hagë, për të gjetur një pajtueshmëri lidhur me hapat e mëtejmë.

“Ne jemi duke diskutuar me PDK-në si partia iniciuese dhe e kemi bërë të qartë se nuk është mirë të krijojmë një situatë të re mes presidentes dhe Kuvendit. Sa u përket çështjeve përmbajtjesore, besoj se do të arrijmë një pajtueshmëri”, tha Nagavci pas mbledhjes së kryesisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *