“Pijanece” Arlinda në gjendje të rënduar emocionale pas fjalëve të rënda të Nichit
Arlinda është shfaqur në gjendje të rënduar emocionale në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”, pas komenteve të rënda që ka marrë nga Nichi.
Banorja nuk ka arritur t’i mbajë lotët gjatë një diskutimi, ku ka shprehur pakënaqësinë dhe lëndimin nga fjalët e tij lidhur me konsumimin e alkoolit.
Gjatë bisedës me Norën, kjo e fundit ngriti edhe një tjetër çështje, duke pyetur pse Akilit nuk po i përmendet fakti që edhe ai kishte konsumuar alkool.
Arlinda e konsideroi këtë qasje si standard të dyfishtë, duke theksuar se veprimi i saj po gjykohet ndryshe nga ai i banorit tjetër.
“Akili ka pi mirë, unë kam pi keq… Veç u kanë flejt edhe ia kam prish gjumin… Janë standarde të dyfishta”, u shpreh ajo.
Diskutimi dhe reagimi emocional i Arlindës vijnë pas përplasjes me Nichin, ndërsa momenti është bërë pjesë e zhvillimeve të fundit brenda shtëpisë së BBVK-së. /Telegrafi/
