TË FUNDIT

​Përurohet nënstacioni policor në Junakë të Zveçanit, Haxhiu: Kjo rrit sigurinë dhe fuqizon sovranitetin

Është përuruar nënstacioni i ri policor në Junakë të Zveѯanit. Këtë e ka bërë të ditur ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, e cila ishte së bashku me ministrin në detyrë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas një postimi në Facebook, Haxhiu tha se ky nënstacion forcon praninë institucionale rrit sigurinë dhe fuqizon sovranitetin e Republikës së Kosovës.

“Vendosja e institucioneve të sigurisë në terren është dëshmi e shtrirjes së shtetit dhe e përkushtimit ndaj rendit, ligjit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët, pa dallim.

Prania e policisë mundëson reagim më të shpejtë, ofrim më efikas të sigurisë dhe forcim të besimit në institucionet shtetërore, si themel i stabilitetit dhe sigurisë së qëndrueshme”, ka shkruar ajo.

Ajo bëri të ditur se do të vazhdojnë investimet në Policinë e Ksovës, në siguri dhe në forcimin e institucioneve shtetërore, për të mbrojtur rendin kushtetues dhe për të ndërtuar një Kosovë më të sigurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *