Përplasje me policinë në Llojan: Drogë, sulm ndaj uniformës dhe arratisje spektakolare me BMW!
Një polic është sulmuar fizikisht në fshatin Llojan të Likovës, pasi ka tentuar të parandalojë një rast të shitblerjes së drogës. Personi i dyshuar për sulmin është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas njoftimit të SPB-së Kumanovë, më 27 tetor, rreth orës 23:30, policët e Stacionit Policor Matejçë kanë arrestuar A.S. (27), nga Llojani, i cili dyshohet se ishte kapur në momentin kur po tentonte të blinte drogë nga B.M.
Gjatë tentativës së policisë për të kryer kontroll ndaj tyre, B.M. ka ndezur automjetin e tipit “BMW” dhe, nga dritarja, ka sulmuar një polic që po kryente detyrat zyrtare. Pas sulmit, ai është larguar me automjet.
Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa ndaj personave të përfshirë do të pasojë kallëzim përkatës.
