Përparim Rama: Misioni i radhës është të bëhem kryeministër
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se misioni i radhës i tij është që të bëhet kryeministër i vendit.
Në një video të influencerit Khan, i cili është i njohur botërisht për pyetjet që iu bën njerëzve në rrugë “Çfarë bëni për të jetuar”, Rama shihet duke e dhënë këtë deklaratë.
Video nuk dihet kur është xhiruar, por është publikuar mbrëmë (10.10.2026) në rrjetet sociale të influencerit Khan dhe aty shihet kryetari Rama duke ecur në rrugët e New York, bashkë me një person tjetër.
Për një moment Khan e ndalon Ramën dhe e pyet se
“Çfarë bën për të jetuar”, ndërsa Rama i përgjigjet që është kryetar i kryeqytetit të Kosovës.
“Jam kryetar i kryeqytetit Prishtina, kryeqytetit të Kosovës. Misioni i radhës është që të bëhem kryeministër dhe ta pastrojmë e ta rregullojmë shtetin” – përgjigjet Rama, në pyetjet se “Cila është pjesa më favorite e punës së tij”. View this post on Instagram
Rama më tutje e përmend se Prishtina po bëhet gati për Lojërat Mesdhetare 2030 dhe e fton influencerin që të vizitojë Prishtinën.Sipas postimeve në rrjetin social Facebook, kryetari Rama ka vizituar New Yorkun në datat 23-24 shtator 2026 për të marrë pjesë në Origination Finance Studio North America, bashkë me liderë të tjerë botërorë, për të diskutuar “Financimin e së Ardhmes”.
