Përleshje dhe arrestime pas fitores së Manchester Cityt në “Anfield”
Tension, përplasje mes tifozëve dhe ndërhyrje e policisë pas triumfit 3-0 të Man Cityt ndaj Liverpoolit në derbin e madhe anglez.
Fitorja e Manchester Cityt ndaj Liverpoolit me rezultat 3-0 në “Anfield” u shoqërua me incidente jashtë stadiumit, ku tifozët e dy skuadrave u përfshinë në përleshje, ndërsa policia ndërhyri dhe kreu disa arrestime.
Sipas mediumit spanjoll “Marca”, atmosfera në Liverpool ishte e tensionuar edhe pas përfundimit të ndeshjes, kur tifozët po largoheshin nga stadiumi.
Tifozët e Manchester Cityt, të njohur si “Qiellblutë”, u përplasën me mbështetësit e Liverpoolit, të cilët njihen si “Të kuqtë”. Situata u përshkallëzua në disa përleshje, duke detyruar policinë të ndërhynte për të rivendosur rendin.
Sipas raportimit, policia përdori edhe sprej irritues ndaj tifozëve vendas, ndërsa pati disa arrestime. Megjithatë, nuk janë bërë të ditura detaje të mëtejshme rreth numrit të personave të arrestuar apo rrethanave të secilit incident.
A few handbags outside the away end after the final whistle. Police had to move in and encircle the City fans as they left the ground. I saw at least one Liverpool fan pepper-sprayed by officers who also drew their batons, but they managed to maintain order https://t.co/6zpsjHWvMM — Chris Slater (@chrisslaterMEN) October 11, 2026
There were tense scenes as a large group of City fans were escorted into the away end a few minutes ago. There were a couple of minor scuffles with stewards and some beer was thrown but other than that order was maintained https://t.co/tGWKyjtd96 — Chris Slater (@chrisslaterMEN) October 11, 2026
Triumfi i Man Cityt në një atmosferë të tensionuar
Ndeshja kishte marrë vëmendje të veçantë edhe për shkak të polemikave që rrethojnë Manchester Cityn lidhur me akuzat për shkelje të rregullave financiare të Ligës Premier.
Në fushë, skuadra e drejtuar nga Enzo Maresca arriti një fitore bindëse 3-0 ndaj Liverpoolit, duke marrë tri pikë të rëndësishme në një nga transfertat më të vështira të kampionatit.
Megjithatë, jashtë stadiumit, festa e tifozëve të Cityt u shoqërua me tensione dhe përplasje, ndërsa ndërhyrja e policisë dhe arrestimet e raportuara e shndërruan këtë përballje në një mbrëmje të trazuar edhe jashtë fushës ./Telegrafi/
