TË FUNDIT

Përfundojnë punimet në infrastrukturën nëntokësore në 600 metra të rrugës “Ekrem Rexha – Drini” në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në rrugën “Ekrem Rexha – Drini”, në Lubizhdë të Qytetit, ku tashmë ka përfunduar infrastruktura nëntokësore në një gjatësi prej 600 metrash.

Sipas Totajt, aktualisht janë duke u zhvilluar përgatitjet për asfaltimin e kësaj rruge.

Projekti financohet nga Ministria e Infrastrukturës, ndërsa menaxhimi i punimeve bëhet nga Komuna e Prizrenit.

Totaj ka theksuar se investimet në infrastrukturë synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës dhe krijimin e një mjedisi më të përshtatshëm për qytetarët. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *