LAJME PLUS

Pensionet rriten nga dhjetori, pagesat e reja pritet në janar

Pensionet në Serbi rriten për 7,5 për qind nga dhjetori, pagesat e reja pritet në janar

Pensionistët në Serbi nga kategoria e personave të punësuar dhe të vetëpunësuar do të përfitojnë rritje të pensioneve prej 7,5 për qind, duke filluar nga dhjetori i vitit 2026. Me këtë rritje, pensioni minimal pritet të arrijë në rreth 33.424 dinarë ose 284 euro

Vendimi është publikuar zyrtarisht në Gazetën Zyrtare, ndërsa pensionet me vlerat e reja pritet të paguhen në fillim të janarit 2027.

Sipas përllogaritjeve, harmonizimi do ta rrisë pensionin minimal për rreth 2.332 dinarë në muaj, krahasuar me shumën aktuale prej 31.092,11 dinarësh.

Rritja prej 7,5 për qind nuk do të përfshijë vetëm pensionet, por edhe disa përfitime të tjera të lidhura me sistemin pensional. Në këtë kategori bëjnë pjesë vlera e pikës së përgjithshme, kompensimi për kujdes dhe ndihmë nga personi tjetër, kompensimet për dëmtime trupore, si dhe shpenzimet e varrimit.

Ndërkohë, pensioni mesatar në Serbi, bazuar në përllogaritjet e mëparshme, pritet të arrijë në rreth 61.088 dinarë.

Harmonizimi i pensioneve do të realizohet automatikisht nga Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor (PIO), pa pasur nevojë që pensionistët të paraqesin kërkesa shtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *