TË FUNDIT

Pasi hoqi syzet në Big Brother VIP Kosova, menaxhmenti i Bejtës del me një sqarim

Këngëtari i njohur Daors Bejta, i cili fillimisht u bë i njohur me emrin artistik Bejta, hoqi mbrëmë syzet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, duke surprizuar publikun me këtë veprim.

Menjëherë pas këtij momenti, menaxhmenti i tij publikoi këngën “Dera”, pjesë e EP-së së fundit të artistit. Videoklipi i kësaj kënge ishte xhiruar paraprakisht, ku Bejta shfaqet pa syze.

Përmes një postimi në Instagram, ekipi i këngëtarit bëri të ditur se publikimi i këngës ishte planifikuar pikërisht për momentin kur ai do të vendoste t'i hiqte syzet gjatë spektaklit.

View this post on Instagram A post shared by 𝙱𝙴𝙹𝚃𝙰 𓂀 (@bejta.bstmd)

“Heqja e syzeve të Bejtës ka qenë e pashmangshme: ajo që nuk dihej ishte momenti kur do te ndodhte”.

“Menaxhmenti i tij jashtë shtëpisë së Big Brother kishte planifikuar që kurdo që Bejta të hiqte syzet, të lansohej edhe ‘Dera’. Pikërisht për këtë arsye edhe videoklipi ishte xhiruar paraprakisht pa syze”.

Tutje, ekipi bëri të ditur se “Dera” është kënga e fundit e EP-së “Daors”, të cilën artisti e ka lënë qëllimisht për në fund, pasi sipas tyre, ajo ka një domethënie shumë personale për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *