Pasholli godet VLEN-in: “Do t’ia puthin edhe këmbët Mickoskit!”
Deputetja e BDI-së, Arbana Pasholli, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj funksionarëve të VLEN-it, duke i akuzuar për nënshtrim politik ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski.
Në një reagim në Facebook, Pasholli shkruan se cilësimi “Kali i Trojës” duket se i ka shqetësuar funksionarët e VLEN-it dhe ua ka shtuar edhe më shumë gatishmërinë për t’u nënshtruar për hir të pushtetit.
“Se janë servilë, këtë tashmë e kemi kuptuar. Por se do të arrijnë deri aty sa t’ia puthin edhe këmbët Hristijan Mickoskit, kjo është mjerim!”, ka shkruar Pasholli.
Me këtë deklaratë, deputetja e BDI-së ka ashpërsuar përplasjen politike me VLEN-in, duke e akuzuar këtë të fundit për servilizëm ndaj kryeministrit.
