Pas ndalimit të deputetit Rexhepi, reagon Halil Thaçi: “Dhuna nuk e mbron UÇK-në”
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka reaguar pas tensioneve të krijuara para Kuvendit të Kosovës, ku deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, u ndalua nga protestuesit teksa po tentonte të largohej nga objekti i Kuvendit.
Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, protestuesit iu afruan Rexhepit dhe e ndaluan, duke e kthyer më pas brenda objektit të Kuvendit.
Lidhur me këtë situatë, Thaçi ka shkruar se sulmet ndaj zyrtarëve dhe deputetëve të LVV-së janë të papranueshme.
“Sulmet ndaj zyrtarëve dhe deputetëve të LVV-së janë të papranueshme”, ka shkruar Thaçi.
Ai ka thënë se dhuna nuk e mbron UÇK-në dhe nuk e forcon shtetin.
“Dhuna nuk e mbron UÇK-në dhe nuk e forcon shtetin”, ka shkruar ai.
Në fund të reagimit, Thaçi ka shtuar: “Nuk e keni për Shtet, por për Pushtet." /Telegrafi/
