Pas Luiz Ejllit, edhe Mateo Borri mes studentëve në protestën në Tiranë
Protestat që po zhvillohen në Tiranë kanë tërhequr edhe vëmendjen e personazheve të njohura të ekranit.
Pas Luiz Ejllit, i cili iu bashkua tubimit së bashku me bashkëshorten Kiara Tito dhe vajzën e tyre, Lunën, një tjetër emër i njohur është shfaqur mes protestuesve.
Bëhet fjalë për Mateo Borrin, ish-banorin e Big Brother VIP Albania 5, i cili është parë mes studentëve të mbledhur para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.
Protesta ka hyrë në ditën e gjashtë, derisa krahas studentëve, në tubim janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë.
Pjesëmarrësit po vijojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre dhe të kërkojnë reagim nga institucionet për çështjet që kanë nxitur protestat.
Prania e Mateos vjen pas asaj të Ejllit, duke e sjellë sërish në vëmendje përfshirjen e personazheve publike në zhvillimet e fundit në Shqipëri.
Ndërkohë, protesta para Ministrisë së Arsimit ka shënuar edhe momente tensioni gjatë ditëve të fundit, me përplasje mes protestuesve dhe policisë. /Telegrafi/
VIP-at në protestë/ Pas Luizit, edhe Mateo Borri mes studentëve para Ministrisë së Arsimit www.youtube.com
