Pas hulumtimit të KosovaNews, prokuroria nis hetimet në rastin e Hysni Gucatit, ku dyshohet se mori rrogë për 19 vjet si sekretar shkolle pa shkuar në punë
KosovaNews një muaj më parë,publikoi një hulumtim me fakte të pakontestueshme se si kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, kishte përfituar pagën e sekretarit të shkollës “Ahmet Delia” në Skënderaj për 19 vjet pa shkuar në vendin e punës.
Madje Hysni Gucati kishte marrë rrogën e sekretarit të shkollës edhe gjatë kohës sa kishte qëndruar në burgun e Hagës për mëse tri vite i cili ishte i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Kosovës në Hagë.
KosovaNews javën e kaluar ka dërguar pyetje në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë për të kuptuar se a kanë filluar hetimet rreth këtij rasti skandaloz i cili shkaktoi reagim të madh në opinionin publik.
Në një përgjigje për KosovaNeës, Prokuroria e Mitrovicës bëri të ditur se ka ndërmarrë veprimet fillestare hetimore, duke u bazuar në informacionet e publikuara në hulumtimin e portalit KosovaNeës.
“Në bazë të informacionit tuaj kemi iniciuar procedurë, lënda është në proces.
Kaq mund të themi në këtë faze”
Thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë
Hulumtimi i publikuar nga KosovaNeës kishte shpërfaqur se si kryetari i OVL- të UÇK-së kishte përfituar pagën e sekretarit të shkollës për një periudhë prej 19 vitesh, pa sjkuar në vendin e punës. Publikimi kishte nxitur reagime të shumta në opinionin publik dhe kërkesa për sqarimin e rrethanave të rastit nga institucionet përgjegjëse.
KosovaNews do të vazhdojë ta ndjekë këtë çështje dhe do të informojë publikun për çdo zhvillim të ri lidhur me rastin.
Këtu mund ta ndiqni hulumtimin e portalit KosovaNeës nga gazetari Jeton Sopa:
https://www.facebook.com/share/v/15rGKc5RmXZ
