TË FUNDIT

Pas denoncimit nga 27 studente, ish-profesori i UP-së del para gjykatës

Ish-profesori i UP-së, Xhevat Krasniqi, ka dalur para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku po akuzohet për ngacmim seksual ndaj studenteve të Fakultetit të Mjekësisë.

Kjo është seanca e parë e shqyrtimit gjyqësor pas shtyrjes së nëntë seancave të planifikuara më herët në muajt shtator dhe tetor, të cilat ishin shtyer për shkak të kërkesave nga disa palë në procedurë.

Xhevat Krasniqi ishte denoncuar nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual. Sipas Prokurorisë së Prishtinës, ngacmimet seksuale nga Krasniqi pretendohet se kanë ndodhur nga janari i vitit 2022 deri në dhjetor të vitit 2023, në objektin e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës. Prokuroria pretendon se profesori Krasniqi është përfshirë në sjellje joetike-verbale të natyrës së ngacmimit seksual, me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër. Prokuroria ka vënë në pah edhe pozitën që i akuzuari ka pasur si Profesor universitar – duke pasur pozitën e autoritetit mbi të dëmtuarat.

Prokuroria në aktakuzën e saj ka listuar katër të dëmtuara. Xhevat Krasniqi u pezullua nga puna për gjashtë muaj, më 23.04.2024, nga ish-rektori i UP-së Qerim Qerimi. Pasi kaluan gjashtë muaj rektori i ri i UP-së Arben Hajrullahu mori vendim, më 23.10.2024, që t’ia vazhdojë pezullimin Krasniqit deri në përfundimin e hetimeve nga Prokuroria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *