TË FUNDIT

Pas 22 vitesh mbyllet një dyqan në Zvicër, konkurrenca nga Temu dhe Action e rëndoi biznesin

Një biznes familjar në Niederlenz të kantonit Aargau do të mbyllë dyert pas 22 vitesh aktivitet. Pauli Papeterie und Spielëaren do të pushojë së funksionuari më 24 tetor, pasi pronarët thonë se nuk kanë mundur më të përballojnë konkurrencën e re. Sipas bashkëpronareve Christine Leibundgut-Pauli dhe motrës së saj Monika Friedli-Pauli, ndryshimi i mënyrës së blerjeve pas pandemisë ka sjellë më pak klientë në dyqan dhe më shumë porosi online. Një nga faktorët kryesorë është konkurrenca nga platformat me çmime të ulëta, veçanërisht Temu, ndërsa situata është vështirësuar edhe më shumë pas hapjes së një filiali të Action në Niederlenz, shkruan Blick , transmeton Telegrafi. Dyqani ishte zhvendosur në vitin 2024 nga ëildegg në qendër të Niederlenzit, me një hapësirë moderne dhe vende parkimi, por kjo nuk solli rritjen e shpresuar të shitjeve. “Kemi provuar shumë gjëra për t’iu përshtatur kushteve të ndryshuara dhe për të ulur kostot”, ka deklaruar Leibundgut-Pauli, duke shtuar se në fund u detyruan të marrin vendimin për mbyllje. Para mbylljes përfundimtare, në dyqan po zhvillohet një shitje e madhe me ulje, ndërsa pronarja u ka bërë thirrje banorëve që të mbështesin bizneset lokale: të blejnë bukën te furrtari, mishin te kasapi, lodrat në dyqanet e specializuara dhe materialet e zyrës në papeteri. Rasti i Niederlenzit është një tjetër shembull i presionit që po përjetojnë bizneset e vogla në Zvicër nga tregtia online dhe zinxhirët me çmime të ulëta. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *