POLITIKATË FUNDIT

“Parashikoi të ardhmen?” / Albana Osmani shënon 6-vjetorin e librit “Çika në Betejë me Inteligjencën Artificiale”

Producentja dhe moderatorja e njohur, Albana Osmani ka shënuar 6-vjetorin e botimit të romanit të saj të parë, “Çika në Betejë me Inteligjencën Artificiale”, duke ndarë me publikun prapaskenat e krijimit të tij si dhe disa nga ilustrimet origjinale të realizuara prej saj.

Libri, i cili më pas u publikua edhe në gjuhën angleze në platformën ndërkombëtare Amazon me titullin “Chica and The Battle Against A.I.”, trajton tematikën e përplasjes së njerëzimit me teknologjinë e avancuar.

Prapaskenat e krijimit dhe ilustrimet me dorë Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani ka treguar përkushtimin gjatë procesit krijues, ku për një muaj e gjysmë u izolua në shtëpinë e saj – ku sot ndodhet atelieja e saj e artit – për të konceptuar e vizatuar me dorë karakteret e këtij libri.

Postimi i plotë i Albana Osmanit:

Sot ÇIKA ime mbush 6 vjeç si sot 6 vite me parë u publikua libri im “Çika ne Betejë me Inteligjencën Artificiale ” ne gjuhen shqipe . Pak muaj ne pas u publikua edhe ne gjuhen angleze “Chica and The Battle Against A.I ” ne Amazon, sot ne ditelindjen e saj po publikoj disa nga ilustrimet origjinale te librit tim te realizuara me dore nga une . Nje muaj e gjysem u mbylla ne shtepine time, aty ku sot e kesaj dite gjendet “atelie-ja” ime . Pasi kam shkruar librin dhe kisha humbur totalisht ne botën e Çika, per mua te ‘gdhendja’ karakteret ne ilustrime dhe pjeset e romanit te shkruar ishte momenti kur per pak sa nuk fillova tu flas e ti pyes : po hë si vazhdon … si vazhdon me tej ?! Artificial Intelligence dy vite pas botimit te librit ne Nentor te 2022 filloi zyrtarisht te mare ngadale ne kontroll boten dhe keshtu zyrtarisht filloi dhe beteja e ÇIKA. Besoj se eshte nje liber qe duhet te jete ne biblioteken tuaj. Mbase ‘predikoi’ disi te ardhmen. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *