TË FUNDIT

Paralele të frikshme

Gjithë periudhën kohore të cilën rëndom e quajmë tranzicion edhe pse po i afrohet në kohëzgjatje periudhës komuniste, duke mbërritur aktualisht në më shumë se 2 / 3 e saj, më qëlloi t’a jetoja në moshën më të mirë, e cila edhe duhet të ishte më produktivja, mes 30 dhe 65 vjetëve të jetës sime. Pavarësiht se kam qenë pjesmarrës e përjetues aktiv i të gjithë kësaj kohe, vetëm për shkak të moshës e duke i lënë jashtë vëmendjes të tjerat, që mund të merren si mburrje apo interesa vetjake, mundem t’ja lejoj vetes ndonjë gjykim rreth saj, ashtu si edhe të bëj ndonjë paralele krahasimi, aq sa mundem e i gjykoj të vlerta ato. Ky tranzicion ende i pa mbyllur edhe pasi kaluan plot 36 vite, parë nga këndi i 35 viteve të mija, vite që duhet të ishin periudha ku produkti intelektual e shoqëror të ishte maksimal, i konsideroj kohë e humbur në spiralet e ulje – ngritjeve, ndërtim – shkatërrimit e të bërit një hap përpara, dy hapa mbrapa, tipare që i kanë karakterizuar ato, krahas diferencimit të thellë ekonomik e shoqërorë. Në vetvete kjo kohë, e parë nga stadi i ngjarjeve të sotme, na ofron edhe disa paralele vërtetë të frikshme. Le të ndalem kalimthi mbi to, natyrisht pa e vënë shenjën e barazisë, thjesht për faktin se koha ecën, gjërat ndryshojnë e përsëritja është spirale ngjitëse, jo një rreth i shtrirë në një plan. Është spirale ngjitëse, por hapi apo distanca mes rrathëve të hapur të saj, apo stadeve që përfaqësojnë, është krejtësisht e papërfillshme.

Kur filluan të fryjnë erërat e para të ndryshimit në vitet 1989 – 1990, Partia e Punës në pushtet fillimisht i tregoi me gisht mbartësit e ideve të reja si armiq të popullit e të socializmit, dhe i udhëzoi të vetet, të punonin me njerëzit që ata të mos i ndiqnin pas. Por ç’ndodhi? Të frymëzuarit e të armatosurit me mësimet e partisë mbeteshin pa fjalë përballë halleve të njerëzve, i shmangeshin ballafaqimeve, vetëmashtroheshin duke takuar njëri – tjetrin ose fshiheshin nga marrja që ende si kishte përmbytur krejt. Kur marrja plasi sheshit dhe elementët “kundra” u grupuan, duke u shndërruar nga ide e individ bartës, në lëvizje e parti politike, me orientimin ramizist u synua pjesëmarrja në to e “futja e ujit nga brenda”, duke qenë pjesë e tyre. E gjendur në këtë pikë që rrezikonte zgjatjen e jetës së komunizmit, lëvizja “kundra” shtoi reagimin, shtoi zjarrin, u shfaq dhuna ndaj pronës kolektive e zjarri që “i mbuloi e barazoi” gjurmët e hajnave të ri me ata të vjetër, dhe polli prej saj një pushtet absolut të ndryshëm e njëkohësisht të njëjtë me atë komunist. Ky pushtet, i dehur nga masiviteti i mbështetjes, u rrit nga mendja më shumë se nga arritjet reale e të favorshme për popullin, dhe filloi të flasë me veten, duke e quajtur këtë demokraci… Asnjë respekt reciprok, asnjë dialog e marrëveshje me pakicën e majtë nuk u synua, bile kush i mendonte këto si të nevojshme e si pjekuri demokratike shpallej po aq armik sa komunistët, luftë të fshehtë dhe e hapur iu shpallë çdo oponence e opozite, tallja, diskreminimi, etiketimi e përqeshja e tyre u ngritën në modë, ndalime e burgime pa fund morën jetë nga të konsideruarit e vetes triumfatorë ndaj atyre që mendonin ndryshe të cilët i etiketonin armiq, njëjtë si në 45 vitet e socializmit. Lindi kështu natyrshëm nga hiri i saj kundërshtimi majtist që u mendua si i mundur e i tejkaluar përfundimisht. Prap asnjë dialog.

Zjarri dhe arma morën fjalën, në vend të marrëveshjes për hatër e për hir të zhvillimit. Në një terren të djegur, ku asnjë gjurmë nuk shërbente për analizë të asaj çfarë kishte ndodhur e për përgjegjësinë e atyre që e kishin lejuar, apo shkaktuar atë gjendje, e majtja u rikthye në pushtet. Nano dhe ata që e mbështetën, ndonëse bënë kujdes të nxirrnin mësime nga e shkuara, përsëri e quajtën pushtetin e tyre dhuratë që u përkiste vetëm atyre. Korrupsioni mori dhenë, e shkëputja nga realiteti e pakicës qeveritare, riktheu Berishën në pushtet në vitin 2005. Nano, i vetmi politikan properëndimorë deri më sot, e kuptoi gabimin dhe bashkë me të edhe pamundësinë për t’a riparuar atë nga brenda, dhe përgatiti dorëzimin paqësor të pushtetit, duke marr përsipër të gjitha pergjegjësitë dhe u largua. Tri dallime janë meritë e Nanos: Nuk e konsideroi triumf pushtetin, por stoli që i përkiste, nuk synoi të lërë pas tokën e djegur, por vodhi me mend e fshehu gjurmët, me aq sa mundi, dhe u largua duke knaqur shijet e veta, për të mos u kthyer më kurrë. Ai u largua përfundimisht e Saliu u rikthye për të përsëritur gabimet e qeverisjes së parë të tij, shtuar edhe korruptimin e qeverisjes së Nanos, ndoshta i rifreskuar nga ideja e pushtetit të përjetshëm. Kur ai e mendoi se ishte në kulmin e pushtetit, mbolli pakënaqësi të mëdha e iku me votë, si Nano, por ndryshe nga ai la pas një parti të lodhur të cilën synoi t’a trashëgonte në duar të sigurta dhe nga brenda vetes, për t’a patur atë si “varkë shpëtimi” për veten e familjen në çdo situatë, siç edhe u vërtetua me ngjarjet e 5 – 6 viteve të fundit, ndryshe nga socialistët që u rrëmbyen në vitin 2005 nga një njeri që vetëm i majtë nuk ishte e nuk është dhe që më shumë ngjante e ngjan me një naziskin të maskuar me kartat e artistit se me gjithçka tjetër. Për 8 vite rresht, ai e zhbëri Partinë Socialiste dhe ndërtoi partinë e tij, Rilindjen, të cilën për nevoja elektorale e mbajti nën lëkurën socialiste.

Në pushtet, pas 2013-ës, partinë e tij e fuqizoi me para, me elemente kriminale, gjithnjë të veshur me maska të një artisti ngjyrash e një kllouni estrade, duke ndërtuar një shtet refraktarë, autoritar, të korruptuar e kriminal të pa shoq. Kur iu duk se majat i përkisnin vetëm atij, kur s’la njeri, nga të vetët apo kundërshtarët, pa u tallur me të, kur e identifikoi veten me Zeusin, si të vetmin njeri që mund t’i besohej Shqipëria Evropiane, ja ku jemi: Edhe njëherë, për të tretën apo të katërtën në radhë, flakët e zjarrit kanë përfshirë Shqipërinë.

Vendi digjet, qeveria krihet, ndërsa opozita fshihet!

Dëmet janë të pa llogaritshme, psikologjike më shumë se sa ekonomike, ndërsa Rama u thotë të vetëve shkoni e sqaroni popullin, se këta që protestojnë s’janë popull, se vetëm ne mund t’a bëjmë Shqipërinë, a thua tani po kërkojnë të vinë në pushtet e nuk kanë qeverisur tprej 13 vitesh me radhë pa shkëputje, ndërkohë që të tijt, pa fytyrë e dinjitet, për shkak se ashtu i duheshin Ramës, nxitojnë të fshehin pasuritë e vjedhura, ja bëjnë me sy “pushtetit” të rrugës, e u pëlqen zjarri. Fiks si hadutët që u venë zjarrin makinave me të cilat udhëtojnë për të kryer krime, edhe këtyre u intereson djegja e “makinës shtet” që e përdorën si vegël të tyre kriminale për pasurim. Ky shtet moralisht ishte i rënë, për shkak të shkëputjes së dukshme e të hapur nga realiteti, dhe tani po bie edhe faktikisht, edhe nëse formalisht e kalon “flamën” e këtyre ditëve.

Çështja është ç’vjen më pas? Fatkeqësisht asgjë e re s’pritet!

Nëse Rama i shpëton flamës, pushteti i tij nga refraktarë do të shndërrohet në diktatorial. Shenjat janë të pranishme. Paga policëve në kulmin e ngjarjeve, njëra prej tyre. Jo se ata nuk i meritojnë, për shkak të orëve shtesë e sakrificave të punës, por e dhënë tani ajo është si drogë që rrit dozën, disa herë jo proporcionale, të dhunës. Po kërcënon me ndryshime në kodin penal, me pagesë të prindërve për dëmet e fëmijëve, me heqjen e bursave për studentët, me listën e zezë të ndalimeve etj. Në kulturën e tij të punës është e konsoliduar se ai e qeveria e tij akujt s’i jep asgjë, vetëm nëse ia rrëmben me zor. A s’ishin studentë që protestuan para shumë vitesh dhe që i mashtroi, por s’u dha ç’u takonte? Pse tash po upremton 50% te qirave nga shteti? Të fortë marrin gjithçka, veç jo pushtetin që e mallkojnë nën zë e mbi zë, por pensionistët asgjë nga gjaku i derdhur për këtë vend! Kaq mjafton, për t’i shkundur edhe ata që ende thonë: – Bëje Zot andërr!, ndërkohë që ujku i ka kafshuar.

Po nëse ngjarjet përshkallëzohen e shkojmë në zgjedhje?

Fatkeqësisht asgjë e re. I gatshëm e në llogoren e rikthimit është vetëm Saliu i cili, si Rama, punoi gjithë këto vite për t’a birësuar pjellën e vet, Partinë Demokratike, e cila i pati dalë duarsh. Pushteti i tij, nëse riciklohet (mos o Zot!) do t’i ketë brenda të gjitha zhbërjet, por jo bërjet apo ndërtimet zhvilluese. Pushteti i tij do të jetë proislamik, rrymë në modë aktualisht në disa vende të rajonit e të botës, pro komunist, lëvizje e kamufluar me ngjyra ambientaliste, me thirrje për burg e sekuestrime të pasurive për t’ia kthyer gjasmë popullit, pushtet anti – amerikan për shkak të non gratës, anti – Europë për shkak se ajo nuk mundëson pushtete të pakufizuara, e shumë të tjera “anti”, pa asnjë “pro”. Aleatët e saj të brendshëm do të mbeten po vjedhja, korrupsioni, krimi e retorika politike, ndërsa aleatë të jashtëm praktikisht do të jenë Putini e putinizmi, Trampi e trampizmi, ndërkohë që ndërtimi i pushtetit do të bëhet me autoritetin e triumfatorit të rilindur si nga fundi i dheut. Kjo frikë e imja më ka bërë që të artikuloj shpejt pas fillimit të protestës “flamingo”, se ajo do të duhej të organizohej politikisht, se protestuesit duke patur një krye, do të duhej të nënshkruanin për të një program – kornizë, prej të cilit nuk mundësohej të devijonte askush, dhe se ky krye do të duhej të dialogonte me të gjithë faktorët në vend e aleatët ndërkombëtarë për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohëshme e plotësisht demokratike, gjithnjë pa dalë nga korniza e protestës. Nuk u bë, e nuk po bëhet kjo! Jo dialog thonë, edhe protogonistët pasues të flamingos, e trumbetuar si protesta e studentëve.

Ja… e zëmë se Rama dha dorëheqjen e Partia Socialiste pranoi shkuarjen ne zgjedhje të parakohëshme, kë do të votojmë ne dhe e sa i ndryshëm do të jetë pushteti i ardhshëm nga këta pararendësit e tranzicionit që mbollën vetëm amulli? Me këto zhvillime asnjë dritë ndryshimi nuk shihet, përveçse mundësia e një pushteti neonaziskin. Imponimi nga rruga, parullat me vdekje, refuzimi i çdo fjale e mendimi ndryshe, janë shenja që do të pjellin të njëjtin pushtet. “Të rinjtë e sotëm dinë çfarë nuk duan, por ende nuk dinë çfarë duan”, shkroi diku një mik intelektual. E gjeta të goditur dhe e artikulova edhe unë këtë nisur, së paku, nga dy premisa:

– Së pari: Ky pushtet nuk duhet, e nuk pranohet më tej prej tyre. Këtu jam me ta pa asnjë rezervë. Rama duhet të japë, më mirë të them, duhet t’a kishte dhënë dorëheqjen e Partia Socialiste, aq sa ka mbetur e tillë prej saj, si parti e dëshmuar shtetformuese, t’u hapë udhë zhvillimeve demokratike e pa dhunë në vend;

– Së dyti: Duhet dialog për çfarë do të ndërtojmë, që e ardhmja të mos përsërisë vetveten. Studentët mohues e ata frymëzuesit e ndjekësit “verbazi” të tyre në protestën, herë herë të dunshme, do të duhet t’na qartësojnë disa çështje minimaliste, si fjala vjen: – Ç’lloj demokracie do të instalojmë? – Ç’sistem zgjedhjesh do të kemi? – Cili do të jetë raporti i pushtetit të ardhshëm me drejtësinë? – Cili do të jetë raporti ynë me Europën e Amerikën? – Cili do të jetë raporti me pronën, apo me investimet e huaja? – Si do t’a rikthejmë popullsinë? etj. Studentët do të duhet ta heqin maskën sot në protestë, që pas saj mos të kemi një maskë pë tjetër për pushtetin e ardhshëm. Këto janë elemente që duhen artikuluar sot, jo nesër, ashtu siç duhet shpallur hapur pranimi ose jo i rikthimit të Berishës e Ramës në pushtet, sot e në të ardhmen, qoftë edhe duke i amnistuar ata, përveçse jo ndaj krimeve, për hatër të mbylljes së spirales së frikshme të tranzicionit e riciklimit të pushtetit. Këto janë disa nga çështjet që të rinjtë, ndonëse i njohin teorikisht, duhet t’i shpallin hapur e forca e tyre drejtuese t’i shndërrojë në program qeverisës të së ardhmes, e rreth tyre të kërkohet konsensus kombëtar, me qëllim që nesër të mos themi: – Ku ishim? Hiçgjëkundi. Ça bëmë? Hiçgjë! Që zjarri i ndezur tashmë të na ngrohë, e të mos na djegë!

Bashkimi i profesoratit me studentët shpresoj të vije si një nxitje drejt këtij objektivi realisht transformues, jo si benzinë në zjarr për t’i rrafshuar edhe fajet e atyre vetë, me veprim e mosveprim, për gjendjen ku ndodhemi. Modestisht u them atyre që tani që e hodhët gjysmë hapin e parë drejt konkretizimit të teorisë me praktikën, të cilin e vlerësoj, plotësojeni atë! Rrini me ta e në krye të tyre natë e ditë, edhe kur protestojnë paqësisht, edhe kur i rrëmben dhuna që rrjedh nga energjitë e tepruara rinore e urrejtja e akumuluar, sa herë që ata thjeshtë shajnë apo kërcënojnë, u mësoni të artikulojnë kërkesa të pastra e të realizueshme politike, u prini atyre drejt nxjerrjes së përfaqësuesve politikë e u mësoni se vetëm dialogu ndërton politikën e së ardhmes, kurse përjashtimi u zgjat jetën demokraturave.

Mësojuni, kësaj herë pa pagesë (gjë që shumë nga Ju hezitoni ta bëni!), se është relativisht lehtë të rrëzosh një qeverisje që është vetëkrimbur nga korrupsioni e është ndarë nga populli, por është relativisht e vështirë të ndërtosh një qeverisje për popullin e me popullin; se është e lehtë të shkatërrosh, po relativisht e vështirë të ndërtosh, se është e lehtë të mohosh, por relativisht e vështirë të pohosh atë që në të ardhmen e afërt do të të duhet ta ndërtosh, se ajo që shkatërrojmë s’i përket shtetit, por shoqërisë, ashtu si të mirat që synojmë të ndërtojmë, nuk u përkasin qeveritarëve por popullit. Thuajuni se nuk ka pohim pa mohim, as anasjelltas. Bëjeni këtë edhe në se ju vërshëllejnë në turmë, për të ardhmen e tyre, për të mirën tuaj, për inatë të armikut e të mirën e shqiptarëve.

Presidentja ka kohë deri të premten. Kthimi i ligjit nuk do ta pengonte Kuvendin, por do t'i jepte Kosovës atë që i ka munguar që nga 6 tetori: një shpjegim publik. Të premten, më 23 tetor, mbaron afati i presidentes Justina Shiroka Pula për…

Protesta është një nga instrumentet më të rëndësishme të demokracisë. Ajo u jep qytetarëve mundësinë të kundërshtojnë padrejtësinë, të kërkojnë llogaridhënie dhe të reagojnë ndaj…

Në Shqipëri, titulli i profesorit dhe pozita drejtuese në universitet nuk kanë qenë gjithmonë pasqyrim i kontributeve shkencore, i meritës akademike dhe i autoritetit intelektual. Përkundrazi, në jo pak raste, karriera universitare është…

Lloj-lloj fabrikimesh kanë dhënë Edi Rama, njerëzit e tij, si dhe mediet pranë qeverisë së Tiranës për ndikimin e huaj në motivimin e studentëve dhe rinisë shqiptare për të protestuar. Iranianët, rusët, serbët,…

Peticioni i mbi një mijë profesorëve dhe pjesëmarrja e tyre në mbështetje të protestave studentore, të kërkesave të tyre për ndryshimin e Shqipërisë, për reformimin e sistemit, kundër elitës politike në…

Pas fjalimit të Konjufcës në Këshillin e Sigurimit, Serbia mbeti përballë pyetjeve që i shmang prej vitesh: 12 mijë të vrarët, 1.577 të zhdukurit dhe Radoiçiqi që jeton i lirë. Por sa prej këtyre çështjeve do…

Dy ngjarje të ditëve të fundit në Tiranë nuk mund të trajtohen si incidente të shkëputura nga njëra-tjetra. Ato duhen parë së bashku, sepse, përtej pamjeve tronditëse dhe lajmeve të çastit, kam drojë se zbulojnë…

Zhvillimet e ditëve të fundit përbëjnë kulmin e një pakënaqësie të thellë, e cila prej vitesh është akumuluar te brezi i ri shqiptar, veçanërisht te studentët dhe të rinjtë që nuk pranojnë më…

Përpos reagimeve individuale, nga Kosova nuk kemi reagim zyrtar (përpos zonjës Haxhiu) të kryeministrit Kurti. Reagimet individuale janë të domosdoshme për përkrahjen e protestës së vëllezërve në Shqipëri, përndryshe do…

I nderuar zoti President, Kur Shqipëria përballet me tensione politike, përplasje dhe akte dhune e shkatërrimi, qytetarët kanë të drejtë të pyesin, ku janë institucionet dhe çfarë po bëjnë ato për ta ndihmuar vendin…

Në këtë përvjetor jubilar, të gjithë duhet ta nderojmë ringjalljen e shpirtit të pastër arbëroro-dardan nën dritën dhe frymëzimin e kryeheroit tonë, Gjergj Kastriotit (Skënderbeut). Siç dihet deri më tani, kjo…

Arritja e marrëveshjes ndërmjet subjekteve politike shqiptare të Krahinës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, për të garuar me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, do të duhej…

Nuk ka dyshim që një qeveri që qëndron gjatë në pushtet nuk ngarkohet më gabime të akumuluara. Pastaj janë të arsyeshme edhe reagimet. Reagimet filluan me” Zvernecin” këto reagime ishin me të origjinale për nga…

Aleksandar Dugini, ideologu rus i euroazianizmit, ëndërron një rend botëror në të cilin Rusia do të bëhej një nga qendrat kryesore të pushtetit, në kundërshtim me dominimin amerikan dhe me vlerat liberale të…

Më 20 tetor, kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, doli me një video për pavarësinë e gjykatës. Brenda pak orësh i reaguan Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe deputeti i PDK-së,…

Zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike të Kosovës dhe paralajmërimi i Bedri Hamzës se nuk do të rikandidojë për kryetar kanë nxitur diskutime për të ardhmen e udhëheqjes së partisë. Në një intervistë…

Më 16 shtator, kur Dhomat e Specializuara dënuan Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, në sallën e gjyqit u përmendën edhe shtatë emra të tjerë. Ata nuk ishin të akuzuar, por gjykata i cilësoi…

Kriza politike, interesat gjeopolitike dhe rreziku që përçarjet e brendshme të dobësojnë rrugën evropiane të Shqipërisë. Shqipëria po përballet me një krizë që ngre pyetje të rëndësishme për…

Nuk thuhet kot se në këtë botë, ajo që bën, edhe do të të kthehet. Në shekujt XIX dhe XX, demokracia ushtronte presion, duke kërkuar që shoqëritë dhe shtetet e asaj kohe të demokratizoheshin, që do të thotë të…

Propozimligji për bashkimin e Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK) me Agjencinë e Inteligjencës në Maqedoninë e Veriut hap një debat thelbësor për të ardhmen e institucioneve të sigurisë, përqendrimin e kompetencave dhe…

Roli i kryeministrit Edi Rama dhe i klasës politike shqiptare duhet shqyrtuar përtej polemikës së zakonshme ndërmjet pushtetit dhe opozitës. Një qeveri demokratike nuk ka detyrimin t’i pranojë të gjitha kërkesat e protestuesve, por ka…

Marrëdhënia mes SHBA-së dhe Ukrainës ka arritur në pikën më të ulët që nga takimi shpërthyes në Shtëpinë e Bardhë. Për Kosovën, që e ka Amerikën partnerin kryesor strategjik, kjo krizë tregon sa e…

Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorisë Speciale, që u miratuan në mesnatën e 6 tetor nga Kuvendi i Kosovës, u bënë me nguti, në mënyrë amatoreske, pa konsultime me subjekte relevante dhe pa…

Në Njeriu i revoltuar, Albert Camus nis nga një pyetje që duket e thjeshtë, kush është njeriu i revoltuar? Përgjigjja e tij është e shkurtër, por e rëndë, është njeriu që thotë "jo". Ky "jo" nuk…

Edi Rama tha përafërsisht këtë: Këtu kanë ndërhyrë shërbimet e huaja sekrete, nga Rusia dhe Irani. Nëse kjo është e vërtetë, por ti nuk paraqet asnjë provë, atëherë infrastrukturën e tyre e paska…

Politike modern dhe me zhvillimin e konceptit të lirisë dhe, me të, themelin e demokracisë sonë. Fija e përbashkët që përshkon hulumtimin e saj është se zhvillimi i demokracisë sonë buron nga frika nga pushteti i popullit….

Fitorja e kauzave të protestave patriotike të studentëve është fitore kombëtare; është fitore e së vërtetës, drejtësisë, demokracisë dhe lirisë; është fitore kundër tradhtisë, hajdutërisë dhe…

Fatkeqësisht, protestat që nuk kanë organizim të qartë, strukturë të mirëfilltë dhe vizion të përcaktuar politik mund të shndërrohen në terren ideal për njerëzit e paskrupullt, të cilët, nën maskën e…

Gjuha, kultura dhe trualli i një kombi formojnë palcën e identitetit të tij, por sot Shqipëria po përballet me një pyetje ekzistenciale që rëndon mbi vetëdijen e çdo qytetari: A po zbehet Shqipëria? Kjo dilemë nuk buron nga…

Të dashur vëllezër dhe motra në Shqipëri, Po ju drejtohem nga Kosova, me zemër të shqetësuar dhe me dhimbje të sinqertë për gjendjen nëpër të cilën po kalon Shqipëria jonë. Ajo që po ndodh përtej…

1- Beti Njuma: Ku janë shkrimtarët, ku janë mjekët, ku janë avokatët, mësuesit, pedagogët, edukatorët e këtij vendi? Ku është elita, arsyeja dhe njerëzorja tek çdo njeri, pavarësisht formimit që ka? Ku janë…

Kot lodhesh të imitosh të tjerët. Kot përpiqesh të kopjosh gjeste, të përsërisësh skenarë dhe të shfaqesh sikur ende e ke situatën nën kontroll. Koha kur mund të fshiheshe pas fasadave, propagandës dhe njerëzve…

Protestat studentore janë ndër format më domethënëse të mobilizimit qytetar në shoqëritë moderne! Ato nuk shprehin vetëm pakënaqësinë ndaj politikave arsimore, kostos së studimeve apo kushteve të jetesës, por mund…

I dashur Eminencë Kardinal Ernest Simoni – Troshani, i dashur Dom Pjetër, të nderuar të pranishëm, vëllezër e motra: Në 98-vjetorin e lindjes dhe në prag të 10-vjetorit të emërimit Kardinal të Ernest Simon-Troshanit,…

Protestat e këtyre ditëve, këmbëngulja e të rinjve, zemërimi i akumuluar, dhuna e pësuar dhe përplasjet mes palëve janë dëshmi e një emergjence kombëtare, pasojë e degradimit të thellë qeverisës dhe…

Në një shoqëri demokratike, protestat janë një e drejtë legjitime e qytetarëve, përmes së cilës ata shprehin pakënaqësitë e tyre për çështje të caktuara, kundërshtojnë vendimet e pushtetit dhe…

Prej ditës së djeshme, e shtunë 17 tetor (2026), e deri në këtë moment që po shkruaj, kanë kaluar gati 24 orë. Dje ishte kulmi i një dhune shtazore të shtetit të Edi Ramës kundër rinisë dhe studentëve të revoltuar…

Sigurisht po ndjek me shqetësim të shtuar përshkallëzimin e revoltave studentore (në fakt, zemërimin mbarë-popullor), shënjestra e të cilave mbetet kriza e rëndë politike, si dhe posaçërisht paria politike e Tiranës, e cila, jo…

Kriza politike në Shqipëri nuk mund të tejkalohet vetëm përmes deklaratave publike, përplasjeve partiake apo thirrjeve të përgjithshme për dialog. Ajo kërkon përgjegjësi të qartë politike, vendime konkrete dhe një…

Këto ditë, një analist politik – gazetar profesionist, pjesëmarrës në mendimin publik në Maqedoninë e Veriut, kishte bërë një shkrim në media sociale, në kontekst me protestat në Tiranë, besoj edhe si reagim i…

Një tubim nuk mund të konsiderohet asnjëherë si protestë demokratike kur tejkalon kufijtë e ligjshmërisë dhe degradon në akte vandalizmi, vjedhjeje apo shkatërrimi të pronës publike dhe private. Manifestimet që përfshijnë…

Besoj se të gjithë e dimë termin matrapaz, i cili, si asnjë term tjetër, do të ishte adekuat për KMISHER-en, me kundërmim të brishtë prej mashtruesit manipulativ e spekulant! Prandaj, bazuar në zhvillimet dhe ngjarjet aktuale që,…

Ik, që të marrë frymë Shqipëria! Që të marrë frymë e gjithë toka arbërore, kudo ku jetojnë shqiptarët, këtej dhe andej kufirit! Shqipëria nuk ka lindur me ty, nuk fillon me ty dhe as nuk mbaron me ty. Ti nuk je…

Protestat në Shqipëri do të përbëjnë një revolucion të vërtetë dhe real vetëm nëse i eliminojnë përfundimisht mbetjet e komunizmit apo ato çështje, metoda dhe praktika që kanë mbijetuar nga sistemi komunist…

Presidentja e Kosovës duhet të kërkojë një audiencë me Papa Leonin XIV dhe t’i paraqesë Selisë së Shenjtë kërkesën për njohjen e Republikës së Kosovës. Kjo nismë meriton të jetë ndër…

Lëvizjet për çlirim nga diktaturat komuniste dhe regjimet autokratike në fund të shekullit të kaluar u ushqyen nga shpresa për demokraci, liri dhe mirëqenie. Qytetarët kërkonin një rend ku zhvillimi të mos diktohej nga një…

Fitorja e një grupi politik në vazhdimësi mbrenda një shteti , m’varet kryesisht nga arsyeja pse të njëjtit fitojnë gjatë gjithë kohës.! Në shkencat politike, bëhet një dallim me dy kahje të kundërta, por midis…

Rini patriotike studentore, çojeni në fitore kauzën madhore, Triumfin e Kombit

Kur Edi magjistari e shndërroi lakminë në art dhe mashtrimin në diplomaci

Demokracia është një sistem i brishtë apo i dështuar

Mos të jemi indiferentë ndaj rinisë sonë!

Pa Gjergj Kastriotin jemi të paorientuar, me të jemi të përjetshëm në Europë

Autonomia universitare nuk mund të jetë mburojë për abuzimin dhe pandëshkueshmërinë

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…

Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…

Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….

Ylli i reality-show-t, Kim Kardashian, ka festuar ditëlindjen e saj të 46-të me stil, duke tërhequr vëmendjen me dy…

Aktorja e njohur amerikane, Dakota Johnson, është fotografuar duke dalë nga një palestër në Los Angeles, ku ka…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *