Panduri: Kur Hashim Thaçi ia bëri me sy Isa Mustafës, aty nisi rrjedhja e votës së LDK-së kah VV-ja
Ermal Panduri, moderator i Debat Plusit, ka folur rreth zhvillimeve në LDK.
Në një sekuencë, Panduri ka dhënë një interpretim interesant se pse LDK-ja nën menaxhimin e Isa Mustafës nisi të humbte vota karshi VV-së.
Sipas tij, kur Hashim Thaçi, atëbotë synonte të zgjidhej president, ia bëri me sy Mustafës, ishte momenti që nisi rrjedhjen e votës nga LDK-ja drejt VV-së.
“Nëse duhet si moment që figurativisht njihet në opinion publik, momenti i fillimit të rrjedhës së votës së LDK-së kah VV-ja është momenti kur Hashim Thaçi ia bën me sy Isa Mustafës “çu dhe bindi deputetët e tu”. Aty nis në rast se e shohim si moment, kuptohet që është përtej aleancës” – tha Panduri.
