TË FUNDIT

Pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit: Një mi ndërpret konferencën e trajnerit pas ndeshjes në Ligën e Evropës

Një moment i pazakontë ndodhi pas ndeshjes së Ligës së Evropës mes NEC Nijmegenit dhe Levski Sofias, kur konferenca për shtyp e trajnerit Dick Schreuder u ndërpre nga një mi që vraponte nëpër sallën e mediave.

Gazetarët u shpërqendruan nga mysafiri i papritur, ndërsa pamjet e momentit u përhapën shpejt në rrjetet sociale.

Schreuder e priti situatën me humor, duke iu drejtuar gazetarëve: “Është poshtë karriges suaj. A ka edhe të tjerë?”

🐁 https://t.co/z4X6VnYqNc — ESPN NL (@ESPNnl) October 15, 2026

Trajneri vazhdoi të komentonte për praninë e brejtësve në sallë. “Janë vërtet gjithandej tani. Është e pabesueshme. I shoh me cepin e syrit. Shpresoj vetëm të mos më ngjitet në qafë”, tha ai.

Ngjarja solli një moment zbavitës pas një mbrëmjeje evropiane, ndërsa ndeshja mes NEC Nijmegenit dhe Levski Sofias përfundoi me rezultat 1-1./ Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *