Osetia e Veriut nis largimin e qindra veturave të dëmtuara dhe të braktisura nga rusët
Autoritetet në Osetinë e Veriut kanë vendosur të pastrojnë qindra automjete të braktisura përgjatë rrugës që çon drejt kufirit me Gjeorgjinë.
Rreth 500 vetura janë grumbulluar në këtë zonë që nga viti 2022, shumica prej tyre të lëna pas gjatë largimit masiv të qytetarëve rusë nga vendi pas fillimit të luftës në Ukrainë.
Gjatë katër viteve të fundit, automjetet janë zhveshur gradualisht nga pjesët e tyre. Prej tyre janë hequr rrotat, fenerët, pasqyrat, xhamat, ulëset dhe pjesë të tjera.
Në atë kohë, disa pronarë ua kishin shitur automjetet rishitësve lokalë për çmime shumë të ulëta, vetëm për t’i larguar para kalimit të kufirit.
Tani, Rosavtodor dhe autoritetet lokale kanë vendosur ta pastrojnë këtë varrezë veturash, e cila shtrihet për disa kilometra.
Automjetet që mund të riciklohen do të dërgohen për skrap, ndërsa pjesa tjetër do të transportohet në depponi.
North Ossetian authorities have decided to get rid of cars abandoned by Russians
Since 2022, around 500 vehicles have piled up along the road to the Georgian border, most of them abandoned during the mass exodus of Russians.
Over the past four years, the cars have been thoroughly stripped: wheels, headlights, mirrors, windows, seats and other parts have been removed. Back then, some owners sold their vehicles to local resellers for next to nothing just to get rid of them before crossing the border.
Now Rosavtodor and local authorities have decided to clear the kilometers-long car graveyard: anything that can still be recycled will be scrapped, while the rest will be sent to landfill.
— NEXTA (@nexta_tv) September 24, 2026
